POLITIKË /

"Pse hesht?", eurodeputetja-presidentes së KE: Shkove në Shqipëri dhe nuk fole për protestat kundër korrupsionit

Shkruar nga Versus

"Pse hesht?", eurodeputetja-presidentes së KE: Shkove në

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke ka kritikuar heshtjen e institucioneve evropiane përballë protestave që po zhvillohen prej më shumë se 134 ditësh në Shqipëri.

Ajo e cilësoi të papranueshme faktin që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e vizitoi vendin pa e trajtuar këtë çështje ndërkohë që shqiptarët u mblodhën në protesta masive kundër korrupsionit.

“Shqipëria është shembulli kryesor sesi njerëz jashtë BE duan të mbrohen nga korrupsioni dhe duan të kenë jetë më të mira. Duan të kenë të drejta si qytetarë europianë. Presidente e KE, nëse shkon në një vend kandidat ku ka patur protesta masive për më shumë se 130 ditë dhe ti as nuk e përmend atë gjë, ne kemi një problem. Revolucioni Flamingo ka të bëjë me vlerat europiane. Dua që Bashkimi Europian të rritet duke ua mundësuar më shumë njerëzve që të bëhen qytetarë europianë”- u shpreh eurodeputetja mes të tjerash.

Në reagimin e saj, Reintke, pjesë e grupit të "Të Gjelbërve", thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Evropian po luftojnë për vlerat evropiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë.

Sipas saj, Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera.

"Heshtja nuk është një opsion. BE-ja duhet të zgjerohet, por gjithashtu duhet të mbrojë vlerat e vërteta evropiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t'i mbrojtur ato," shkroi Reintke në postimin e saj ku publikoi edhe fjalimin në Parlamentin Europian. Versus.al

 

Poll