
Bordi i Transparencës u mblodh ditën e sotme për të caktuar çmimet e reja të karburanteve që hyjnë në fuqi nga ora 14:00.
Nafta do të shitet jo më shumë se 219 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 8 lekësh krahasuar me herën e kaluar.
Ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 196 lekë për litër. Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen tjetër të Bordit të Transparencës. Ndërkohë që çmimet në bursë duket se janë stabilizuar, në Shqipëri vijon rritja e çmimeve për karburantet. Versus.al

