AKTUALITET /

I riu nxjerr armën në kalçeto për të ekzekutuar 27 vjeçarin, zbardhen 2 tentativa vrasje në Shkodër

Tre persona janë shpallur në kërkim për tentativat e vrasjes.

Shkruar nga Versus
I riu nxjerr armën në kalçeto për të ekzekutuar 27
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka zbardhur dy raste të tentativës për vrasje dhe kanosje me armë zjarri. Për rrjedhojë është shpallur në kërkim 25 vjeçari K.F i cili më datë 11 tetor ka hyrë në një fushë kalçeto ku po luhej futboll dhe i ka drejtuar armën 27 vjeçarit J.U me qëllim për ta vrarë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë për një rast kërcënimi dhe dëmtimi ku të dyshuarit F.Gj, 40 vjeç dhe F.S, 37 vjeç ditën e djeshme kanë hyrë në një lokal në Shkodër dhe kanë dhunuar me grushte 38 vjeçarin E.Ç të cilin gjithashtu e kërcënuan me armë zjarri.

Disa grupe hetimore po punojnë për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim. Versus.al

Poll