Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar kryebashkiakun demokrat të Kavajës një bastexhi të rëndomtë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku pyeti Ballën nëse Kavaja do të ishte një bast i humbur për PS edhe pas bashkimit me Rrogozhinën, duke cituar kryebashkiakun Fisnik Qosja i cili ka deklaruar se do i fitojë sërish zgjedhjet në vitin 2027.
Pyetjes së gazetares Balla iu përgjigj duke thënë se Fisnik Qosja ‘vendos baste në mënyrë të paligjshme’ dhe se ai vullnetin e popullit të Kavajës nuk e zbriste ‘në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë’.
Gazetarja Danjela Maloku: Zoti Balla, meqë përmendët vetë Kavajën, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla: Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë.
Ja pra doli skenari.....Tao Tao tallet me kete deklarate , sepse e di te verteten nen rrogoz.....ai e di shume mire se shkrirja e bashkive u be pikerisht per te maksimizuar fitoren e bojaxhiut......"....PO KJO ISHTE LOJA MOREEEEE" !!!
Je gomar i zgjuar! Po i tmerron armiqte e kriminelit Cfare psiko trushperlare!
Je gomar i mire! Nuk di a ke ble samarin!
Fisnik Qosja nuk mendet te fitoje me Kavajen!
Ashtu eshte o Tao, po kam nje pyetje: Pse nuk ka marre asnje takim me ju si kryetar i Grupit te PS, ambasadori i ri amerikan.....
Sepse e di fare mire qe kur nuk pranuan heqjen e mandatit te Ballukut qe deputetet e PS jane nje hic po sejmenët e EDI RAMES qe votojnë per interesat jo te popullit.Dhe populli do ja jap përgjigjeje deputetve te ps qe perfaqsojn Ra.en e jo popullin.