Pesë të vdekur nga stuhitë shkatërruese në Meksikë, shpëtohen dhjetëra turistë
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 8 lekë për litër dhe atë të benzinës me 1 lek për lit&e...
Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastë...
Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qyte...
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të...
Këngëtarja e njohur Eli Fara vetëm pak ditë pas bujës së krijuar nga publikimi i videove private, pritet të rikthehet në...
Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj sot më 13 tetor. Seanca ndaj tij është shtyrë për...
Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve dhe vendimmarrjes në Ku...
Personi që shihni në foto është Martin Prenga, mjeku i cili u dhunua në fshatin Konaj, në njësinë administra...
Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort. I ftuar në ‘K...

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëron qytetarët për një skemë të dyshuar mashtrimi në Facebook, ku përdoren pa autorizim imazhi dhe zëri i mjekut të njohur Flamur Topi.
Përmes inteligjencës artificiale, videot e vjetra janë manipuluar për t’i atribuuar mjekut reklama dhe rekomandime për produkte farmaceutike, ndërsa sipas AMA-s, qëllimi është përvetësimi i të dhënave bankare të qytetarëve.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje për kujdes ndaj videove dhe reklamave të manipuluara që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke përdorur identitetin e personazheve të njohur për të mashtruar qytetarët.
Sipas njoftimit të AMA-s, institucioni është vënë në dijeni nga familjarët e mjekut Flamur Topi se në Facebook po publikohen video që përdorin pa autorizim imazhin dhe zërin e tij.
Materialet dyshohet se janë krijuar duke marrë fragmente nga emisionet e vjetra “Trupi dhe shëndeti”, të transmetuara në RTSH, dhe duke manipuluar me inteligjencë artificiale zërin e mjekut. Në këtë mënyrë, atij i atribuohen deklarata që, sipas denoncimit, nuk i ka bërë kurrë, duke krijuar përshtypjen se rekomandon produkte të caktuara farmaceutike.
AMA bën të ditur se e ka verifikuar më tej rastin e raportuar dhe se, sipas konfirmimit të marrë nga sistemi bankar, bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që synon marrjen e të dhënave bankare të qytetarëve.
Sipas autoritetit, këto materiale shfrytëzojnë besimin e publikut te figurat e njohura, veçanërisht te personat e moshës së tretë, dhe mund të shpërndahen edhe përmes reklamave të sponsorizuara në rrjetet sociale.
Përdorimi i imazhit dhe zërit të një mjeku të njohur synon t’u japë besueshmëri reklamave, duke nxitur qytetarët të klikojnë në faqe të dyshimta ose të kryejnë veprime që mund të vënë në rrezik informacionin e tyre financiar.
Përballë këtij fenomeni, Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj reklamave dhe videove që premtojnë shërimin e sëmundjeve apo promovojnë produkte shëndetësore, edhe kur ato shfaqin figura të njohura.
Të verifikohen videot dhe reklamat përpara se t’u besohet përmbajtja.
Të mos blihen produkte shëndetësore pa u konsultuar më parë me mjekun.
Të mos jepen të dhëna personale apo bankare në faqe të dyshimta.
Të raportohen videot dhe reklamat e manipuluara në platformat ku publikohen.
Në përfundim, AMA thekson rëndësinë e verifikimit të informacionit në internet, duke paralajmëruar se videot që duken reale mund të jenë të manipuluara dhe të përdoren për qëllime mashtruese.
“Jo çdo video që duket reale është e vërtetë. Verifikoni përpara se të besoni!”, apelon Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Autoritetet ligjzbatuese në Greqi dyshojnë se një bandë rivale e trafikut të drogës, e përbërë nga trafikantë...
Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë. Sipas GJKKO-së, ...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 8 lekë për litër dhe atë të benzinës me 1 lek për lit&e...
Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastë...
Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qyte...
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dys...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale &l...
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të...
Punëtori shqiptar humb jetën pasi bie nga çatia e një shtëpie në Francë Alarmi u dha të premten, më 9 tetor 20...