Parandalohet krimi për hakmarrje në Kurbin/ Arrestohet 37-vjeçari
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shportës ushqimore, përfshirë: 1 kg miell, 1 kg oriz, 1 pako makarona, 1 litër vaj luledielli, 1 kg sheqer, 1 litër qumësht, 1 kg kos, 1 pako gjalpë, vezë dhe 1 pulë, si vlerë më të ulët do të shpenzojë atë prej 1,412 lekësh.
Sipas përllogaritjeve të platformës “Pasqyra e Çmimeve” dhe rubrikës “Kurse”, kjo vlerë shpenzimesh për këto mallra të shportës ushqimore rezulton për rrjetin e supermarketeve “Spar”.
Vlera më e lartë për të njëjtat produkte të shportës ushqimore llogaritet prej 2,225 lekë. Platforma këtë vlerë e liston si për supermarketin Conad, nga 5 supermarkete në total që kanë publikuar çmimet.
Sipas përllogaritjeve, diferenca mes shportës më të shtrenjtë dhe më të lirë është 813 lekë apo rreth 58%.
Sa u përket shportave të pjesshme, ku nga 10 artikujt e kërkuar platforma arrin të llogarisë çmimet për 9 prej tyre, në rrjetin e supermarketeve Xhangolli qytetari do të paguante 1,221 lekë.
Në rrjetin Big Market, vlera e 9 artikujve arrin në 1,266 lekë, ndërsa në Extramarket qytetari do të paguante 1,519 lekë për të njëjtin numër artikujsh. Diferenca mes shportës së pjesshme më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë është 298 lekë apo rreth 24% më shumë.
Sipas sqarimit të platformës “Pasqyra e çmimeve”, çmimi për çdo kategori përcaktohet mbi bazën e një sasie reference (p.sh. 1 kg kos, 200 g gjalpë), duke paraqitur çmimin më të ulët të raportuar nga tregtari. Krahasimi mbështetet në produktet, pikat e shitjes dhe çmimet e vlefshme të publikuara në platformën “Pasqyra e Çmimeve” sipas datës dhe orës së përcaktuar. Çmimet mund të ndryshojnë në varësi të pikës së shitjes dhe kohës së blerjes.
Në platformë janë pasqyruar çmimet e 238 produkteve në pesë rrjete supermarketesh: Big Market, Conad, Extramarket, Spar dhe Xhangolli, për një total prej 155 dyqanesh, nga të cilat 109 ndodhen në Tiranë.
Produktet janë ndarë në disa kategori, si ushqimet bazë, mishi dhe vezët, bulmeti, pula, produktet e mishit dhe nënproduktet e tij, frutat e perimet etj. Platforma u mundëson përdoruesve të renditin çmimet nga më i ulëti te më i larti, të shohin qytetin dhe dyqanin ku ofrohet produkti, si dhe të llogarisin kursimin në lekë krahasuar me çmimin fillestar.
Sa ndryshon produktet e shportës për secilin tregtar
Nëse marrim me radhë çmimet për secilin produkt, vihet re se diferencat mes vlerës minimale dhe asaj maksimale janë të konsiderueshme.
Diferenca më e lartë e çmimeve është për shitjen e orizit, sheqerit, makaronave, dhe te kosi i importit.
Konkretisht, çmimi për 1 kilogram miell gruri varion nga 70 lekë deri në 219 lekë. Diferenca mes çmimit më të ulët dhe atij më të lartë arrin me rreth 213%.
Për 1 kilogram oriz, çmimet nisin nga 75 lekë dhe arrijnë deri në 419 lekë, me një diferencë prej 459 %.
Edhe te sheqeri vihet re një diferencë e konsiderueshme. Çmimi për kilogram varion nga 65 lekë deri në 299 lekë, në një diferencë prej 360%.
Për makaronat në paketim 500 gram, çmimet nisin nga 118 lekë dhe arrijnë deri në 358 lekë. Diferenca mes dy intervaleve të çmimeve është 203%.
Ndërsa vaji i lulediellit, për një litër, kushton nga 170 lekë deri në 490 lekë, me një diferencë prej 188%.
Produktet e bulmetit, përfshirë qumështin dhe kosin, kanë një larmi të madhe paketimesh dhe markash, si vendase ashtu edhe të importit.
Për qumështin vendas në paketim 1 litër, çmimi nis nga 149 lekë dhe arrin deri në 180 lekë. Diferenca mes çmimit minimal dhe atij maksimal është 21%.
Ndërsa për qumështin e importit, çmimet variojnë nga 119 lekë deri në 489 lekë për litër. Në këtë kategori, diferenca arrin në rreth 311%.
Edhe çmimi i kosit për kilogram shfaq një hendek të madh, duke nisur nga 155 lekë dhe arritur deri në 519 lekë. Diferenca mes çmimit më të ulët dhe atij më të lartë është rreth 235%.
Për prodhimin vendas çmimet luhaten nga 155 lekë deri 289 lekë për 1 kg. Diferenca e çmimeve për produktin vendas arrin 86%.
Për prodhimi importi çmimi i kosit luhatet nga 399 deri në 519 lekë për kg. Diferenca është 30%.
Për gjalpin në paketim 200 gramë, çmimet variojnë nga 219 lekë deri në 629 lekë, me një diferencë prej 187%. Ndërsa për paketimin 250 gramë, çmimet nisin nga 224 lekë dhe arrijnë deri në 376 lekë, me një diferencë prej 68%.
Për vezët e paketuara të masës M, çmimet luhaten nga 189 lekë deri në 499 lekë. Diferenca mes çmimit minimal dhe atij maksimal është 164%.
Ndërsa një pulë e plotë e freskët kushton nga 399 lekë deri në 1,050 lekë, me një diferencë prej 163.2%. /Monitor
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...
Kreditë e ristrukturuara nga bankat u rritën në gjysmën e ...
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtato...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpuni...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj eu...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Evropa mund të përballet me një mungesë gazi në masën 12% ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës ...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...