Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas skandalit me Adi Hilën, Eli Fara shfaqet krah Luiz Ejllit dhe merr këtë vendim

    Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë. 2 të arrestuar

    Dy standarde/ Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për gjyqin Veliaj! Gjyqtarët asnjë reagim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë. 2 të arrestuar
    Të tjera

    Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë. 2 të arrestuar

    October 13, 2026
    Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë. 2 të arrestuar

    Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në oqeanin Atlantik, në brigjet e Gadishullit Iberik.

    Operacioni, i përmbyllur të hënën, më 12 tetor, u drejtua nga Guardia di Finanza, konkretisht nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare në Breshia, e cila bashkëpunoi me Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO) dhe strukturat detare e ajrore të këtij institucioni.

    Hetimet u drejtuan nga Prokuroria e Breshias, në koordinim me Prokurorinë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit të Italisë. Në operacion u përfshinë edhe autoritetet portugeze, përmes një ekipi të përbashkët hetimor, me mbështetjen e Eurojust-it dhe të organizmave ndërkombëtarë që luftojnë trafikun e drogës.

    Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të një gomoneje që lëvizte me shpejtësi të madhe, në të cilën ishin ngarkuar 3 tonë e 700 kilogramë kokainë, shkruajnë mediat e huaja.

    Kur mjetet lundruese të autoriteteve portugeze mbërritën për t’i ndaluar, trafikantët dyshohet se tentuan t’i shmangeshin arrestimit, duke e çuar gomonen në shpejtësinë maksimale.

    Gjatë ndjekjes dramatike, mjetet lundruese të forcave të rendit dhe gomonia me të dyshuarit u përplasën me njëra-tjetrën. Njëri prej personave në bord pësoi plagë tepër të rënda. Menjëherë u aktivizuan procedurat e emergjencës dhe i plagosuri, shtetas spanjoll, u transportua me urgjencë drejt tokës me ndihmën e një mjeti ajror të shpëtimit.

    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Dy personat e tjerë u ndaluan, ndërsa ngarkesa e kokainës u sekuestrua.

    Ngarkesa me drogë që gjendej në gomone, e cila u sekuestrua, përllogaritet të kishte një vlerë prej 115 milionë eurosh në tregun me shumicë. Nëse do të hidhej në tregun e shitjes me pakicë, ajo mund të gjeneronte të ardhura prej rreth 750 milionë eurosh.

    Në bordin e gomones, një mjet i tipit “go-fast”, i projektuar për të lëvizur me shpejtësi të lartë në det të hapur, ndodheshin tre persona: dy shtetas spanjollë dhe një person me origjinë nga Gjibraltari. Njëri prej tyre, siç e përmendëm më sipër humbi jetën, ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan.

    Ky operacion është edhe vazhdim i një aksioni tjetër të zhvilluar korrikun e kaluar në ujërat e Atlantikut. Gjatë atij operacioni u arrestuan katër persona të tjerë dhe u sekuestruan 4,7 tonë kokainë, të transportuara me një tjetër gomone.

    Duke mbledhur rezultatet e të dy operacioneve, sasia e drogës së sekuestruar i kalon tetë tonët. Ky rezultat i hetimeve dëshmon përhapjen e një mënyre të re veprimi në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku përdorimi i mjeteve lundruese të shpejta po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për transportimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike drejt Evropës.

    “Taksitë detare” të kokainës nga Amerika e Jugut

    Gomonet e tipit “go-fast” janë mjete lundruese oqeanike, zakonisht nga 10 deri në 16 metra të gjata, të pajisura me disa motorë të fuqishëm jashtëbordë dhe të afta të arrijnë shpejtësi mbi 70 milje detare. Shpejtësia e tyre i bën veçanërisht të përshtatshme për operacionet e marrjes dhe transportimit të drogës në det të hapur.

    Skema e përdorur njihet si drop-off, që nënkupton lënien e ngarkesës në det. Anijet mëmë që vijnë nga Amerika e Jugut i lënë ngarkesat e paligjshme në det, ku ato merren më pas nga gomonet dhe transportohen drejt rrugëve detare që çojnë në tregun evropian. Bëhet fjalë për një lloj shërbimi taksi në oqean, të organizuar për të ulur rrezikun dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin e ngarkesave nga autoritetet.

    Një rol të rëndësishëm në operacion pati edhe mbështetja ajrore nga Njësia e Zbulimit Aerodetar, e dislokuar jashtë Italisë dhe e pajisur me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen e hapësirave detare. Vëzhgimi nga ajri mundësoi ndjekjen e lëvizjeve të gomones dhe ruajtjen e kontaktit me autoritetet portugeze, deri në ndërhyrjen e njësive detare të Policisë Detare portugeze.

    750 milionë euro kokainë Atlantiku dy të arrestuar gomonia e kapur hetime ndërkombëtare kokainë kontrabandë droge Krimi i organizuar lufta kundër narkotikëve operacion anti-drogë operacion policor rrjeti i trafikut të drogës sekuestrim kokaine trafik droge trafik ndërkombëtar droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas skandalit me Adi Hilën, Eli Fara shfaqet krah Luiz Ejllit dhe merr këtë vendim

    October 13, 2026

    Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë. 2 të arrestuar

    October 13, 2026

    Dy standarde/ Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për gjyqin Veliaj! Gjyqtarët asnjë reagim

    October 13, 2026

    Lufta Rusi-Ukrainë/ Trump: Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë sesa Zelensky

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.