Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Skorpionsi" gati për qitje në marsup, VIDEO: Policia parandalon vrasjen në Kurbin, vëllai i Ilir Gjinit me makinë të blinduar, do të hakmerrej (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
"Skorpionsi" gati për qitje në marsup, VIDEO: Policia
Policia parandalon vrasjen në Kurbin, vëllai i Ilir Gjinit do te hakmerrej

Emanuel (Gerhard) Basha (Lika) është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Lezhës, teksa përgatitej të kryente një atentat. Ai është vëllai i Ilir Gjinit, i vrarë tre muaj më parë në Kurbin nga fqinji i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ishte nisur të merrte hak.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit Ilir Gjini alias Ilir Lika alias Ilir Kokaj alias Ilir Nure, 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

Po në kuadër të operacionit u arrestua  shtetasi Emanuel (Gerhard) Basha (Lika), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.

Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese