AKTUALITET /

Me blind dhe ‘skorpion’, 37 vjeçari në Kurbin shkon të hakmerret për vëllain e vrarë, por kapet nga policia

Ndërkohë policia prej muajsh ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit të vrasjes së ndodhur më 9 korrik të këtij viti.

Shkruar nga Versus
Me blind dhe ‘skorpion’, 37 vjeçari në Kurbin shkon
Momenti i arrestimit të 37 vjeçarit dhe arma e sekuestruar

Lezhë- Policia ka arrestuar 37 vjeçar i cili dyshohet se ishte nisur për të kryer një vrasje si hakmarrje për vrasjen e vëllait të vetë, Ilirjan Lika alias Ilir Gjini i cili u ekzekutua në korrik të këtij viti.

I arrestuari, Emanuel Gehard alias Basha (Lika) me precedentë të mëparshëm kriminalë, u arrestua teksa qarkullonte me një automjet tip “Benz ML” të blinduar brenda të cilit kishte një armë zjarri automatik të tipit “skorpion”.

 

Mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 22:00, Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure u qëllua me armë zjarri në lagjen "Erdogan". Ai humbi jetën teksa tranportohej për në spital. Autori i vrasjes Emiljan (Artur) Suti është ende në arrati. Versus.al

Poll