Dyshohet për kërcënim me vrasje të Donald Tusk, arrestimi i dytë brenda tre ditësh në Poloni

13/10/2026 13:23

Policia polake ka arrestuar një 46-vjeçar, i dyshuar për nxitje të vrasjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë, mes tyre kryeministrit Donald Tusk dhe kryetarit të parlamentit, Wlodzimierz Czarzasty.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga zëdhënësi i qeverisë polake, Adam Szłapka, i cili përmes një postimi në platformën X njoftoi se i dyshuari u arrestua në qytetin Oborniki, në pjesën perëndimore të Polonisë.

Ky është arrestimi i dytë brenda tre ditësh në vend, në lidhje me dyshimet për kërcënime dhe plane për ushtrim dhune ndaj politikanëve të lartë.

Të dielën, policia arrestoi një tjetër burrë, rreth të 60-ave, në rajonin e Silezisë së Poshtme, në Poloninë jugore. Ai dyshohet se po planifikonte një sulm ndaj kryeministrit Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Autoritetet polake nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi motivet e të dyshuarve apo mbi ecurinë e hetimeve.

Top Channel