• Kontakt
Tuesday, October 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

90% e makinave në Shqipëri janë mbi 10 vjet të vjetra

13:39 : 13/10/2026
në BOTA

Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë pragun e 1 milionit në vitin 2025, duke u rritur me 9.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, flota e automjeteve vijon të dominohet nga makinat e vjetra dhe ato me naftë, ndërsa Tirana përqendron më shumë se një të tretën e mjeteve të regjistruara në vend.

Sipas publikimit më të fundit të INSTAT, “Transporti në Shifra 2025”, numri i përgjithshëm i mjeteve rrugore me status aktiv dhe të çregjistruar përkohësisht arriti në 1,048,092, nga 959,226 në vitin 2024.

Kjo do të thotë se brenda një viti numri i mjeteve është shtuar me 88,866, ose mesatarisht me rreth 243 mjete në ditë.

Rritja është edhe më e dukshme në krahasim me vitin 2023, kur në Shqipëri numëroheshin 867,765 mjete. Brenda dy viteve, flota është zgjeruar me mbi 180 mijë mjete, ose rreth 20.8%.

Lexo edhe:

Merr flakë dyqani te “Vasil Shanto”, dyshohet se është hedhur lëndë djegëse! Digjen edhe dy automjete pranë

Përplasen 3 makina në Krujë, një viktimë dhe dy të plagosur rëndë

Më shumë makina për banor, motorizimi në rritje

Autoveturat përbëjnë kategorinë dominuese të mjeteve rrugore në Shqipëri, me 847,191 njësi në vitin 2025, ose 80.8% të totalit.

Krahasuar me vitin 2024, kur numëroheshin 775,217 autovetura, rezulton një shtesë prej 71,974 makinash, ekuivalente me një rritje prej 9.3%.

Paralelisht, është rritur edhe shkalla e motorizimit, e matur përmes numrit të autoveturave për 1,000 banorë.

Në vitin 2023, Shqipëria kishte 290 autovetura për 1,000 banorë. Ky tregues u rrit në 326.1 në vitin 2024 dhe arriti në 360.6 në vitin 2025.

Kjo do të thotë se në Shqipëri tashmë ka rreth 361 autovetura për çdo 1,000 banorë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të përdorimit dhe zotërimit të automjeteve private.

Flota e vjetruar, mbi 91% e autoveturave kanë më shumë se 10 vite përdorim

Një nga treguesit më domethënës të raportit lidhet me moshën e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.
Sipas INSTAT, 45.7% e autoveturave kanë një moshë nga 11 deri në 20 vite, ndërsa 45.4% janë mbi 20 vite të vjetra.

Të marra së bashku, këto dy kategori përbëjnë 91.1% të autoveturave të regjistruara në vend.
Në të kundërt, vetëm 1.7% e autoveturave kanë moshë deri në dy vite, 2% janë nga 3 deri në 5 vite dhe 5.2% nga 6 deri në 10 vite.

Këto shifra evidentojnë se, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve, rinovimi i flotës mbetet një sfidë e rëndësishme.

Dominimi i makinave të vjetra ngre gjithashtu pikëpyetje mbi ndikimin e tyre në ndotjen e ajrit, eficiencën energjetike, sigurinë rrugore dhe kostot e mirëmbajtjes për familjet shqiptare.

Nafta dominon tregun, makinat elektrike vetëm 1.3%

Një tjetër karakteristikë e tregut shqiptar të automjeteve është varësia e lartë nga karburantet tradicionale, veçanërisht nafta.

Sipas të dhënave të INSTAT, 72.1% e autoveturave në vitin 2025 përdornin naftë, ndërsa 16% benzinë. Autoveturat që përdorin benzinë dhe gaz përbëjnë 9.4% të totalit, ndërsa automjetet hibride zënë 1.2%.

Pesha e autoveturave elektrike është vetëm 1.3%, çka tregon se elektrifikimi i flotës është ende në nivele të ulëta. Në numër absolut, autoveturat me naftë arritën në 610,604, duke u rritur me 8% krahasuar me vitin 2024. Ndërsa ato me benzinë numëroheshin 135,526.

Struktura e flotës sipas karburantit tregon se tranzicioni drejt transportit me emetime më të ulëta mbetet i ngadaltë, ndërkohë që zgjerimi i numrit të mjeteve mund të shtojë presionin mbi konsumin e karburanteve dhe cilësinë e ajrit.

Tirana përqendron 34.7% të mjeteve, rritja më e lartë e autoveturave në Dibër

Shpërndarja territoriale e mjeteve rrugore tregon një përqendrim të konsiderueshëm në kryeqytet.

Qarku i Tiranës zotëron 34.7% të numrit të përgjithshëm të mjeteve rrugore të regjistruara në Shqipëri, i ndjekur nga Durrësi me 13.7% dhe Fieri me 9.1%.

Në anën tjetër, qarqet me numrin më të vogël të mjeteve janë Gjirokastra, me 2.1%, dhe Kukësi, me 2.4%. Megjithatë, në terma të rritjes vjetore të numrit të autoveturave, qarqet që kryesojnë nuk janë domosdoshmërisht ato me numrin më të madh të makinave.

Dibra regjistroi rritjen më të lartë të autoveturave në vitin 2025, me 12%, e ndjekur nga Kukësi me 11.5% dhe Lezha me 10.5%.

Në Tiranë, numri i autoveturave u rrit me 8.8%, ndërsa në Durrës me 9.9%. Përqendrimi i lartë i mjeteve në Tiranë, i kombinuar me rritjen e vazhdueshme të flotës, shton sfidat për menaxhimin e trafikut, kapacitetet e parkimit dhe zhvillimin e transportit publik.

Mercedes-Benz dhe Volkswagen, markat më të përhapura

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Mercedes-Benz mbetet marka me peshën më të madhe në flotën e mjeteve rrugore në Shqipëri, duke përfaqësuar 18% të totalit.

Në vendin e dytë renditet Volkswagen, me 16.7%, ndërsa Ford dhe Daimler Chrysler përfaqësojnë secila nga 7.4%.
Megjithatë, struktura e preferencave ndryshon sipas vitit të prodhimit të automjeteve.

Mercedes-Benz dominon te autoveturat e prodhuara përpara vitit 2000, me 35.9% të kësaj kategorie. Ndërsa Volkswagen është marka më e përhapur në kategorinë e autoveturave të prodhuara gjatë periudhës 2000–2010, me 20.5%, si dhe në kategorinë 2011–2025, me 19.3%.

Sa i përket llojit të kambios, 51.3% e autoveturave janë manuale dhe 47.7% automatike.

Motorët rriten me 15.3%, autobusët vetëm 3.9%

Rritja e numrit të mjeteve rrugore nuk është shpërndarë njëtrajtësisht ndërmjet kategorive. Motorët shënuan një nga rritjet më të forta gjatë vitit 2025, duke arritur në 63,726 njësi, nga 55,279 në vitin 2024, ose 15.3% më shumë.

Ndërkohë, numri i autobusëve u rrit nga 8,886 në 9,234, ose vetëm 3.9%. Edhe numri i kamionëve u rrit me 5.9%, duke arritur në 17,529 njësi, ndërsa automjetet për transport të përzier u shtuan me 6.4%, në 61,221.

Diferenca ndërmjet ritmit të rritjes së autoveturave dhe autobusëve evidenton zgjerimin më të shpejtë të flotës së makinave private sesa të mjeteve të kësaj kategorie të transportit kolektiv. Megjithatë, numri i autobusëve nuk përbën në vetvete një matës të plotë të kapaciteteve apo cilësisë së transportit publik.

Më shumë makina, presion më i madh mbi infrastrukturën

Bilanci i vitit 2025 evidenton një treg të automjeteve në zgjerim të shpejtë, por njëkohësisht nxjerr në pah disa sfida strukturore.

Nga njëra anë, shtimi i numrit të mjeteve dhe rritja e motorizimit tregojnë një përdorim gjithnjë e më të madh të transportit individual.

Nga ana tjetër, mosha e lartë e flotës, dominimi i automjeteve me naftë dhe përqendrimi i mjeteve në qendrat e mëdha urbane krijojnë nevojën për politika më efektive të mobilitetit.

Në këtë kontekst, zhvillimi i transportit publik, modernizimi i flotës, zgjerimi i infrastrukturës dhe nxitja e automjeteve me emetime të ulëta bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Shqipëria po shton me ritme të shpejta numrin e makinave, por sfida kryesore mbetet nëse infrastruktura dhe alternativat e transportit do të arrijnë të përballojnë këtë zgjerim./ ekofin.al

Etiketa: makina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merr flakë dyqani te “Vasil Shanto”, dyshohet se është hedhur lëndë djegëse! Digjen edhe dy automjete pranë

12:08 : 13/10/2026
AKTUALITET

Përplasen 3 makina në Krujë, një viktimë dhe dy të plagosur rëndë

08:13 : 26/09/2026
RAJONI

Prishtina vendos tarifë për mjetet e rënda që hyjnë në zonat qëndrore të kryeqytetit

19:08 : 25/09/2026
AKTUALITET

Shqiptarët blejnë gjithnjë e më shumë makina, 1.1 milionë mjete në qarkullim

09:42 : 04/09/2026
AKTUALITET

Aksident në Vaqarr, makina përfundon në kanal 

16:56 : 31/08/2026
AKTUALITET

Zjarr në Labovë të Gjirokastrës, shkak u bë djegia e një automjeti

14:59 : 28/08/2026

TË GJITHA

90% e makinave në Shqipëri janë mbi 10 vjet të vjetra

13:39 : 13/10/2026

Katër viktima nga zjarri në një banesë në Irlandë, dy fëmijë në gjendje kritike

13:36 : 13/10/2026

Vjedhja e fundit e Check Up-it/ Bilanci i një konçesioni ku privatët fituan miliarda, ndërsa shqiptarët “të gjatin”

13:22 : 13/10/2026

Më pak aksidente, më shumë viktima: 200 persona humbën jetën në rrugët e vendit gjatë vitit 2025

13:09 : 13/10/2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasje mes automjeteve pranë Viroit

13:06 : 13/10/2026

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Bullgaria thërret ambasadoren ruse

12:53 : 13/10/2026

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet 37-vjeçari/ EMRI – DETAJE

12:52 : 13/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com