Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar një kontroll në qelinë ku mbahet i izoluar Ergys Agasi, në Bradashesh të Elbasanit.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar disa telefona celularë.
Sipas burimeve, pajisjet e sekuestruara ende nuk janë zbërthyer për të identifikuar personat të cilëve u përkasin, si dhe për të zbuluar përmbajtjen e tyre.
Ergys Agasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si drejtues i një grupi kriminal që, sipas dyshimeve të organit të akuzës, vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).













