United Rights Foundation (URF) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila synon konkretizimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta me rëndësi sociale dhe edukative.
Marrëveshja u nënshkrua nga Presidentja e United Rights Foundation, znj. Jona Dervishi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Klevis Qose.
Në fokus të këtij bashkëpunimi është zhvillimi i projekteve të përbashkëta, mbështetja në ngritjen e kapaciteteve të stafit, si dhe organizimi i aktiviteteve që synojnë të kenë ndikim pozitiv në komunitet.
Përmes kësaj marrëveshjeje, palët synojnë të krijojnë hapësira të reja bashkëpunimi, duke ndërthurur ekspertizën dhe angazhimin e tyre në funksion të edukimit, ndërgjegjësimit dhe forcimit të rolit të institucioneve dhe organizatave në shoqëri.
Bashkëpunimi mes URF dhe AMP përfaqëson një hap drejt konkretizimit të nismave që synojnë të sjellin rezultate të prekshme për komunitetin, përmes projekteve me vlerë sociale dhe edukative.
Lini një Përgjigje