Me pankarta në duar, nis grumbullimi i studentëve para ministrisë së Arsimit (VIDEO)

13 Tetor 2026 | 14:01

Për pak minuta pritet të nisë protesta e njoftuar e studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka nisur grumbullimi i të rinjve dhe qytetarëve. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, të rinjtë shihen me pankarta në duar teksa bëjnë thirrje kundër qeverisë.

Protestues janë grumbulluar edhe para Kryeministrisë teksa ende nuk dihet nëse ata do të bashkohen me studentët para Ministrisë së Arsimit apo do të jenë dy tubime në dy lokacione.

Policia gjithashtu është mobilizuar dhe ka marrë masa. Forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia ‘blindon’ zonën! Dhjetëra efektivë në terren (VIDEO)

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve, policia është mobilizuar dhe ka marrë masa përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protesta është...
13:39 | 13/10/2026

Parandalohet një vrasje në Lezhë, arrestohet një person me precedent kriminal (VIDEO)

Policia këtë të martë ka parandaluar një vrasje në Lezhë, dyshohet se do të kryhej për hakmarrje lidhur me një ngjarje të regjistruar më 9...
13:05 | 13/10/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga data e kësaj të marte, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...
12:10 | 13/10/2026