• Kontakt
Tuesday, October 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hekurudha në krizë, transporti i pasagjerëve ra me 46.4% në 2025, bien edhe mallrat

14:02 : 13/10/2026
në AKTUALITET

Transporti hekurudhor i pasagjerëve në Shqipëri vijon të tkurret ndjeshëm. Gjatë vitit 2025, vetëm 4,146 pasagjerë kanë përdorur trenin si mjet udhëtimi, një rënie prej 46.4% krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, transporti hekurudhor i mallrave ka shënuar gjithashtu rënie, ndërsa rrjeti hekurudhor në shfrytëzim mbetet i kufizuar në rreth 253 kilometra.

Të dhënat bëhen të ditura në publikimin e Institutit të Statistikave (INSTAT), “Transporti në Shifra 2025”, i cili evidenton përmasat e kufizuara të aktivitetit hekurudhor në vend.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, transportin hekurudhor e kanë përdorur mesatarisht vetëm rreth 11 pasagjerë në ditë.

Rënia prej 46.4% në raport me vitin 2024 tregon se transporti me tren vazhdon të ketë një rol shumë të kufizuar në lëvizjen e qytetarëve.

Lexo edhe:

Bllokada detare ndaj Iranit, SHBA shkatërron një tjetër anije mallrash

Vendi që i paguan qytetarët e tij për të lexuar

Vetëm 253 kilometra hekurudhë në shfrytëzim

Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në Shqipëri është 253.1 kilometra.

Aktualisht, linjat e raportuara si në shfrytëzim janë: Durrës–Elbasan: 76.1 kilometra; Kufi–Gjorm: 92.8 kilometra; Fier–Vlorë: 35.4 kilometra dhe Rrogozhinë–Fier: 48.8 kilometra.

Gjatësia e rrjetit në shfrytëzim ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të fundit.

Në vitet 2023 dhe 2024, rrjeti ishte 252.95 kilometra, ndërsa në vitin 2025 arriti në 253.09 kilometra. Edhe dendësia e rrjetit hekurudhor ka mbetur e pandryshuar, në nivelin 8.8 metra linearë për kilometër katror sipërfaqe.

Këto të dhëna tregojnë se gjatë vitit 2025 nuk është regjistruar ndonjë zgjerim domethënës i gjatësisë së rrjetit hekurudhor në shfrytëzim.

Transporti i mallrave bie me 6.4%

Tkurrja e aktivitetit hekurudhor nuk kufizohet vetëm te pasagjerët.

Gjatë vitit 2025, transporti hekurudhor i mallrave arriti në 17 milionë ton-kilometra, duke shënuar një rënie prej 6.4% krahasuar me vitin 2024.

Sipas INSTAT, i gjithë transporti hekurudhor i mallrave realizohet në distanca deri në 49 kilometra.

Kjo tregon se aktiviteti i transportit të mallrave me hekurudhë është i përqendruar në distanca të shkurtra, duke pasur një shtrirje të kufizuar në transportin e brendshëm.

Një tjetër karakteristikë është dominimi i operatorëve privatë.

Në vitin 2025, subjektet private realizuan 92.7% të transportit hekurudhor të mallrave, të matur në ton-kilometra, ndërsa subjektet shtetërore përfaqësuan vetëm 7.3%.

Nëse matet sipas sasisë së mallrave në ton, operatorët privatë zënë 88% të totalit.

Nafta bruto, gazi dhe qymyri dominojnë mallrat e transportuara

Struktura e mallrave që transportohen me hekurudhë në Shqipëri është e përqendruar kryesisht në një numër të kufizuar kategorish.

Sipas klasifikimit të përdorur nga INSTAT, gjatë vitit 2025:

88% e mallrave të transportuara përbëheshin nga qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror.

11.6% përbëheshin nga lëndë të para të ricikluara, mbetje të ngurta dhe mbeturina të tjera.

Vetëm 0.4% përbëheshin nga metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara.

Kjo strukturë tregon se hekurudha shqiptare përdoret kryesisht për transportin e disa kategorive specifike të mallrave, ndërsa përdorimi i saj për kategori të tjera mbetet minimal.

Asnjë import apo eksport me hekurudhë gjatë vitit 2025

Një nga gjetjet më domethënëse të raportit është mungesa e transportit hekurudhor ndërkombëtar të mallrave.
Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 nuk është realizuar asnjë shkëmbim tregtar ndërkombëtar, import apo eksport, përmes hekurudhës.

Kjo do të thotë se transporti hekurudhor i mallrave ka funksionuar vetëm brenda territorit shqiptar, pa u përdorur për lëvizjen ndërkombëtare të mallrave.

Mungesa e këtij aktiviteti evidenton rolin e kufizuar të hekurudhës në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe në transportin tregtar ndërkufitar.

Hekurudha mbetet një alternativë pothuajse e papërdorur

Bilanci i vitit 2025 nxjerr në pah një sektor me aktivitet të kufizuar, si në transportin e pasagjerëve, ashtu edhe në atë të mallrave.

Me vetëm 4,146 pasagjerë në një vit, një rrjet prej rreth 253 kilometrash në shfrytëzim dhe mungesë të plotë të transportit ndërkombëtar të mallrave, hekurudha shqiptare mbetet larg rolit që mund të luante në sistemin kombëtar të transportit. /ekofin.al

Etiketa: mallratransporti hekurudhortren

Lajme të lidhura

BOTA

Bllokada detare ndaj Iranit, SHBA shkatërron një tjetër anije mallrash

09:26 : 11/10/2026
BOTA

Vendi që i paguan qytetarët e tij për të lexuar

17:57 : 15/09/2026
BOTA

Në më pak se 24 orë, del nga shinat treni i dytë në Angli

17:37 : 14/08/2026
AKTUALITET

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash

16:06 : 23/06/2026
BOTA

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, disa viktima

12:00 : 26/05/2026
AKTUALITET

Bien importet që lidhen me investimet dhe konsumin në janar

15:17 : 24/02/2026

TË GJITHA

Hekurudha në krizë, transporti i pasagjerëve ra me 46.4% në 2025, bien edhe mallrat

14:02 : 13/10/2026

Durrësi, Maminasi dhe Shijaku pa ujë të pijshëm nesër, orari dhe zonat e prekura

14:02 : 13/10/2026

Rrethohet përkohësisht dhe pezullohen fluturimet në aeroportin e Nurembergut pas alarmit të sigurisë

14:00 : 13/10/2026

Mes të izoluarve edhe Ergys Agasi, BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit (Detaje)

13:41 : 13/10/2026

90% e makinave në Shqipëri janë mbi 10 vjet të vjetra

13:39 : 13/10/2026

Katër viktima nga zjarri në një banesë në Irlandë, dy fëmijë në gjendje kritike

13:36 : 13/10/2026

Vjedhja e fundit e Check Up-it/ Bilanci i një konçesioni ku privatët fituan miliarda, ndërsa shqiptarët “të gjatin”

13:22 : 13/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com