AKTUALITET /

Protesta kombëtare e thirrur nga studentët, nis tubimi para ministrisë së Arsimit

Prej 134 ditësh qytetarët shqiptarë po protestojnë kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Shkruar nga Versus
Protesta kombëtare e thirrur nga studentët, nis tubimi para
Protestuesit para ministrisë së Arsimit

Ashtu siç ishte paralajmëruar studentët janë mbledhur sot para ministrisë së Arsimit për protestën kombëtare kundër qeverisë në vijim të protestave të përnatshme që zhvillohen para godinës së kryeministrisë. 

Siç shihen nga pamjet, qytetarë të shumtë janë mbledhur para ministrisë, ndërsa pritet edhe shprehja e pakënaqësive dhe problemeve të pazgjidhura me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë.

Mbrëmjen e djeshme, protestuesit hoqën mikrofonin dhe bllokuan hyrjen e kryeministrisë për disa momente. Versus.al

Poll