Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
• Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. • Shkak i shtyerjes së së seancës është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët nuk janë dakord me rregulloren e GJKKO-së. • Si pasojë e bojkotit, Gjykata e Posaçme i ka gjobitur avokatët me nga 100 mijë lekë të reja. • Sa i përket seancës së Veliajt, ajo është shtyrë për në datën 27 tetor, si dhe i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit. • Nga ana tjetër, treshja gjykuese, Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka bënë me dije se në seancën e 27 tetorit do të thërrasin avokatë nga ndihma juridike falas për të përfaqësuar të pandehurit. • Po ashtu, SPAK kërkoi një zgjidhje tjetër për të vijuar procesin pa mbrojtës. • Prokurori Altin Dumani tha se gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e mbrojtjes. • Sipas tij, ekziston një precedent nga Gjykata e Apelit për zhvillimin e gjyqit pa avokatë. • Sa i përket kësaj kërkese, Gjykata e Posaçme tha se do të shprehet në një moment të dytë. • Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset në Gjykatën e Posaçme, duke kundërshtuar rregulloren e re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani, pas seancës së sotme ndaj Erion Veliajt, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, kërkoi që gjyqi të vijojë pa avokatë. Dumani ka deklaruar se gjatë seancës se Gjykata mund të shqyrtojë që të konsiderojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta e mbrojtjes. Sipas Dumanit, ekziston edhe një precedent nga Gjykata e Apelit, ku një çështje është shqyrtuar pa praninë e avokatëve.
“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, mësohet të ketë thënë Dumani.
Nga ana tjetër, GJKKO ka thënë se do të shprehet në një moment të dytë për kërkesën e SPAK, ndërsa seanca e radhës për Erion Veliajn është caktuar për më 27 tetor. Gjykata vendosi që në këtë seancë të thirren avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset në Gjykatën e Posaçme, duke kundërshtuar rregulloren e re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit./Dosja.al
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seancës është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët nuk janë dakord me rregulloren e GJKKO-së.
Si pasojë e bojkotit, Gjykata e Posaçme i ka gjobitur avokatët me nga 100 mijë lekë të reja. Sa i përket seancës së Veliajt, ajo është shtyrë për në datën 27 tetor, si dhe i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit.
Po ashtu, GJKKO ka thënë se në senacën e radhës më 27 tetor, do të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të përfaqësuar të pandehurit.
Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset në Gjykatën e Posaçme, duke kundërshtuar rregulloren e re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit./Dosja.al