Gaz lotsjellës në protestë/ Efektivët tërheqin zvarrë protestuesit
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare është diskutuar në lidhje me bojkotin e avokatëve për shkak të rregullores së Gjykatës së Posaçme.
Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje të ligjshme për atë që e cilësoi si ngërç të krijuar mes GJKKO-së dhe avokatëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhje, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, tha se po e ndjekin çështjen me vëmendje dhe se çdo ditë janë zhvilluar diskutime për atë që po ndodh.
Pjesë nga biseda:
Xhafaj: Sot kemi një ngërç të krijuar në GJKKO, Shkalla e Parë. Ka një mosmarrëveshje të hapur publike mes avokatëve dhe GJKKO-së. Ka një mundësi, përpjekje, ndërhyrje nga ana e Inspektorit për ta zgjidhur, se në finale ajo që e pëson është sistemi, dhënia e drejtësisë dhe qytetarët drejtpërdrejt. Ne e kemi shqetësimin. E shihni ju veten, në kompetencat që ju jep ligji, që mund të ndërhyni për të gjetur një zgjidhje të ligjshme, të drejtë, që ky ngërç të tejkalohet?
Metani: E ndjekim me shumë vëmendje dhe çdo ditë kemi diskutime për atë që ndodh. Për të qenë striktë ligjorë, me kompetencat që ILD-së, se e kemi parë në këtë këndvështrim, së pari do të degjeneronte apo do të shkonte drejt një shkeljeje të natyrës disiplinore. Së dyti, ajo që thatë është më shumë pjesë e një tryeze mes palëve që kanë këtë diskutim dhe kjo shkon përtej kompetencave që ka ILD, por edhe ka më tepër lidhje me karakteret njerëzore sesa me diskutimet ligjore që mund të bëhen midis palëve. Nuk kam një mendim sot, por e ndjekim me shumë vëmendje për aq sa na takon. Si institucion do të ishim të gatshëm të ndihmonim për aq sa mund të ndihmonim, por nuk është një gjë që varet vetëm nga dëshira e Inspektorit të ILD-së.
Xhafaj: Unë mendoj paksa ndryshe. Ka një pozicion nga ku mund të ndërhyjë Inspektori, se aty cenohet një parim shumë i rëndësishëm, që është procesi i rregullt ligjor. Ka dhe një pasojë të drejtpërdrejtë, që është zgjatja e proceseve gjyqësore dhe, nga ky këndvështrim, mund të ndërhyjë Inspektori. Unë nuk e vë në diskutim aktin. Ne të gjithë bashkë na shqetëson ngërçi i krijuar, efekti që ai sjell. Se cila është zgjidhja u takon palëve, se ata nuk janë individë, por institucione. Do të ishte e arsyeshme një ndërhyrje. I përmbahem asaj mbi të cilën është ndërtuar vetë sistemi. Flasim për balancat dhe kontrollin reciprok dhe, në këtë aspekt, ILD ka një rol të rëndësishëm për ta ruajtur këtë balancë. Ne jemi përfshirë në tri çështje të rëndësishme: çështjet penale, procesin e rregullt ligjor dhe e treta lidhet me çështjet e prapambetura, në kuptimin e tejkalimit normal.
Metani: Ky është dhe këndvështrimi personal, që raporti që duhet të ketë ky Komision me ILD-në, së pari, për të ndarë këtu shqetësimet që ne kemi, më pas Komisioni të ushtrojë edhe rolin e tij për mbikëqyrjen e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë.
Së dyti, ashtu siç thatë, do ta shikoja me shumë partneritet marrëdhënien midis Komisionit dhe Inspektorit të Drejtësisë. Madje edhe Komisioni mund t’i kërkojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ushtrimin e inspektimeve tematike të caktuara për shkak të veprimtarisë së vet. ILD do t’i përgjigjet, aq sa mundemi, me ndihmën tonë dhe me inspektimet tona, pikërisht për të shkuar tek ai qëllim i përbashkët: që Komisioni të dalë me një mendim të pjekur për shqetësimet që ka sistemi i drejtësisë, problematikat dhe mënyrën se si duhet të rregullohen këto shqetësime. Ndërkohë që, në konkluzion, po, padyshim jemi gati të ndihmojmë Komisionin dhe të jemi partnerë në këtë proces, aq sa mund t’ju ndihmojmë. /CNA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr pjesë në Mbledhjet...
Kriza institucionale shqiptare nuk është një debat abstrak...
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë p...
Çmimi i naftës në tregun vendas është rritur sërish, duke ...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare ësh...
Seanca e sotme gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të...
Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndar...
Janë zbardhur detaje nga operacioni i SPAK-ut për goditjen...
Një automjet i parkuar ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në...
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot ndikimin e protestës qy...
Pas rreth dy vitesh në krye të Hetimit Tatimor, Anton Mart...
Ish-diplomati Arben Çejku komentoi sot reagimet dhe kundër...
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas prezantimit të bërë...
Këtë të hënë u mësua emri i ri që do të drejtojë Drejtorin...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të hënë në dit...
Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Pë...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë p...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi të martën se ka r...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...