Erdogan uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet
Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij të urimit për presidenten e re të Kosovës, Justina Shirola-Pula, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes, Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Shiroka-Pulës urime duke shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të saj.
“Kam besim të plotë se bashkëpunimi ynë shumëdimensional do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme. Nuk kam dyshim se kontributi i këtij bashkëpunimi në stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Shkëlqesisë Suaj”, thuhet në letrën e urimit.
Kosova i kërkon SHBA-së rikthimin e Dialogut Strategjik dhe mbështetje për anëtarësim në NATO
Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor
Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik
- 14:25 Nis protesta, studentët hedhin sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit
- 14:23 Çmimi i gazit në Evropë rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022
- 14:01 Me pankarta në duar, nis grumbullimi i studentëve para ministrisë së Arsimit (VIDEO)
- 13:58 Rrethohet përkohësisht dhe pezullohen fluturimet në aeroportin e Nurembergut pas alarmit të sigurisë
- 13:47 11 marinarë të zhdukur pas sulmit me dronë ndaj anijes në Detin e Zi
- 13:46 6 humbje radhazi dhe zero pikë, Venezia shkarkon trajnerin Giovanni Stroppa