E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ekzekutimi mafioz i 52-vjeçarit në Greqi, hetohen përplasjet me grupet kriminale shqiptare

Dy ditë pas ekzekutimit të një 52-vjeçari në zonën jugore të Athinës, autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e vrasjes dhe për të identifikuar autorët.

Sipas mediave greke, një nga pistat që po shqyrtohet është ajo e konflikteve personale me persona të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Reklamë

Dyshime për përplasje me grupe kriminale shqiptare

Sipas një prej skenarëve të hetimit, viktima dyshohet se kishte pasur përplasje të drejtpërdrejta me grupe kriminale me origjinë nga Shqipëria. Sipas informacioneve që po shqyrtojnë autoritetet, këto grupe dyshohet se kanë përdorur në të kaluarën konviktet e një universiteti grek si bazë për aktivitetin e tyre.

Reklamë

Për këtë arsye, oficerët e Departamentit të Vrasjeve po analizojnë me kujdes edhe një incident me armë zjarri të regjistruar në prill, pranë kampusit universitar në Athinë.

Sipas raportimeve të policisë, në atë rast ishte raportuar një konflikt mes disa personave dhe ishin dëgjuar të shtëna pas konvikteve studentore, në afërsi të mensës.

Dëshmitarët kishin deklaruar se kishin parë persona të maskuar dhe të armatosur të hynin nga një portë anësore, ndërsa më pas kishin dëgjuar të shtëna armësh.

Policia mbërriti në vendngjarje, por nuk arriti të gjente prova të dyshimta apo gëzhoja që mund të ndihmonin në zbardhjen e incidentit.

Viktima u qëllua nga pas teksa udhëtonte me motor

52-vjeçari u vra në orët e para të së dielës, teksa lëvizte me një motoçikletë.

Sipas të dhënave të bëra publike, autorët e qëlluan nga pas.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe autorët e vrasjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.