Ditën e nesërme, në orën 12:00, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja është thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe ministrave të mazhorancës socialiste.
Sipas raportimeve mediatike, është zbardhur edhe axhenda e takimit, ku në fokus do të jenë Prania Besnike dhe Pasqyra Albania.
Axhenda e zbardhur:
-12: 30 Hapja e Mbledhjes
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.
- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Raportime:
- Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.
-Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
- Prezantim i PASQYRA ALBANIA.
-Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Konkluzione:
- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
