Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar kryebashkiakun demokrat të Kavajës një bastexhi të rëndomtë.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku pyeti Ballën nëse Kavaja do të ishte një bast i humbur për PS edhe pas bashkimit me Rrogozhinën, duke cituar kryebashkiakun Fisnik Qosja i cili ka deklaruar se do i fitojë sërish zgjedhjet në vitin 2027.

Pyetjes së gazetares Balla iu përgjigj duke thënë se Fisnik Qosja ‘vendos baste në mënyrë të paligjshme’ dhe se ai vullnetin e popullit të Kavajës nuk e zbriste ‘në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë’.

Gazetarja Danjela Maloku: Zoti Balla, meqë përmendët vetë Kavajën, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla: Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë.


Lajmi kryesor:

Faza e dytë e Territoriales, PD drejt bojkotit të komisionit për kompetencat e bashkive? Balla: Reflektoni! Mos mbani peng as ‘Zgjedhoren’