Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Vezë, letra higjienike, tullumbace me ujë e kapsolla, studentët “shpërthejnë” ndaj Ministrisë së Arsimit: Duam dije, jo pallavra qeverie

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Vezë, letra higjienike, tullumbace me ujë e kapsolla,
Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit

Studentët bashkë me qytetarë të shumtë janë bërë bashkë pasditen e sotme para Ministrisë së Arsimit, ku që në minutat e para të protestës kanë shënjestruar godinën duke e qëlluar me vezë, tullumbace me ujë dhe letra higjienike.

“Pa rini nuk ka Shqipëri!” “ Poshtë Qeveria!” ”Ministri e Krimit” “Forca studentë” janë disa prej thirrjeve që po shoqërojnë protestën e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se në protestën e sotme janë bërë bashkë studentë të shumtë në numër, të cilëve u janë bashkuar dhe prindër e fëmijë. Nga minuta në minutë numri i protestuesve sa vjen dhe rritet, ndërsa studentët po shkruajnë mesazhe në muret afër Ministrisë së Arsimit: Ministri e Krimit! Ikni!

Po ashtu studentët janë parë duke hedhur kapsolla në drejtim të Ministrisë, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre për arsimin në Shqipëri por dhe çështje të tjera që lidhen me të ardhmen e studentëve.

Sakaq mësohet se rreth godinës së ministrisë janë vënë në gatishmëri forca të shumta policie, rreth 1000 efektivë, të cilët deri në këto momente thuhet se nuk kanë ndërhyrë, pavarësisht tensioneve të studentëve.

“Ju erdhi fundi!” dëgjohen studentët duke thënë njëzëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese