Studentët lyejnë me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë

13 Tetor 2026 | 14:42

Fasada e Ministrisë së Arsimit është lyer me ngjyrë të kuqe dhe me vezë. Studentët dhe qytetarë të shumtë prej disa minutash janë mbledhur para ministrisë së Arsimit teksa vijojnë të protestojnë.

Ata kanë hedhur sende, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të godinës. Deri tani nuk ka patur përplasje me policinë teksa dhjetëra efektivë ndodhen në terren. Policia gjithashtu pas nisjes së protestës ka shtuar forcat dhe efektivët.

“Ministria e krimit”, “Policia e krimit”, “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Protestuesit gjithashtu kanë shkulur edhe kangjellat në rrugë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I vunë zjarrin një subjekti në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona! Flakët djegin edhe një makinë të parkuar

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur lëndë djegëse te shkallët e jashtme të...
14:44 | 13/10/2026

LIVE- Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh. Protesta...
14:42 | 13/10/2026

Nis protesta, studentët hedhin sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit

Ka nisur prej disa minutash protesta para Ministrisë së Arsimit, teksa studentët kanë hedhur sende në drejtim të godinës. Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema...
14:25 | 13/10/2026