Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar

    Dyshohet se e kishte kthyer në pikë shpërndarjeje droge, arrestohet pronari i një lokali në Cërrik

    Ekzekutoi tre vite më parë Ardian Nikulajn, nis seanca në Gjykatën e Apelit për portugezin Rubens Saraiven

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar
    Aktualitet

    Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar

    October 13, 2026
    Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar

    Ekzekutor i dyshuar u identifikua fqinji i tij, Artur Suti, me të cikin kishte pasur disa herë konflikte, dhe nga ajo kohë, është shpallur në kërkim. Blutë dyshojnë se i arrestuari i sotëm, Emanuel Lika mund të kishte plan të vriste autorin në kërkim për ekzekutimin e vëllait të tij.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës

    DVP Lezhë/Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit I. Gj., 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin.

    Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.

    Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit. 
    I arrestuari, shtetas me precedent kriminal. 

    Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.

    Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.

    Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.

    Po në kuadër të operacionit u arrestua  shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)

    Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.

    Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Armëmbajtje pa leje arrestimi i të riut në Lezhë hakmarrje për vrasjen hetime policore i riu me tre mbiemra kapet me armë konflikt për hakmarrje lëvizte me armë Lezhë makinë e blinduar ngjarje kriminale parandalimi i një krimi policia e Lezhës rendi dhe siguria publike vrasja e të vëllait
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Do hakmerrej për vrasjen e të vëllait në korrik, kapet i riu me 3 mbiemra në Lezhë! Po lëvizte me armë dhe makinë të blinduar

    October 13, 2026

    Dyshohet se e kishte kthyer në pikë shpërndarjeje droge, arrestohet pronari i një lokali në Cërrik

    October 13, 2026

    Ekzekutoi tre vite më parë Ardian Nikulajn, nis seanca në Gjykatën e Apelit për portugezin Rubens Saraiven

    October 13, 2026

    Studentët thërrasin protestë kombëtare, tubimi nis përpara Ministrisë së Arsimit

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.