Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr në mes të natës në Tiranë, Policia jep detaje: Dy persona spërkatën me lëndë djegëse shkallët e subjektit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në mes të natës në Tiranë, Policia jep detaje: Dy
Foto nga vendngjarja

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku u dogj një dyqan dhe një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe më pas kanë ndezur lëndë djegëse në shkallët e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht edhe një automjet në pronësi të shtetases R. H., i cili ishte i parkuar pranë subjektit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese