Studentët kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë për protestën e tyre.
Studentët bëjnë thirrje për kusht dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, pa Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Sakaq, ata kanë goditur godinën me vezë dhe bojë.
Në muret e godinës kanë shkruar se kjo është protesta “e 3 e vërteta”. Gjithashtu kanë shkruaur në mure edhe “dorëheqje”, “Ministria e turpit”.
Ndërkohë disa student të tjera kanë shkulur gardhin rrethues te Rrugës së Durrësit në shenjë protest ndaj qeverisë.
© SYRI.net
Protestat/ Studenti: Konviktet në kushte skandaloze, sistemi që kanë dizenjuar po na kthen në argatë
‘Duam dije, jo pallavra’, thirrjet e studentëve: ‘Kur zgjohet rinia, bie qeveria’ - Qëllojnë godinën e ministrisë me vezë e gurë
SYRI/ Debate në konferencën e kryetarëve në kuvend, Tabaku: 'Fshitë' 15 bashki