Me rastin e marrjes së detyrës, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Recep Tayyip Erdogan, president i Republikës së Turqisë.
Të lidhura
None found
Përmes kësaj letre, Erdogan i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet më të sinqerta si në emrin e tij personal, ashtu edhe në emër të popullit turk. Ai ka shprehur besimin se marrëdhëniet e bashkëpunimit në shumë fusha mes dy vendeve do të zhvillohen më tej në periudhën që vjen.
Sipas njoftimit, presidenti turk është shprehur i bindur se gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula do të rritet edhe më shumë kontributi që ky bashkëpunim jep për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Letra përmbyllet me urimin e Erdoganit për shëndetin e presidentes Shiroka Pula dhe me dëshirën që populli i Kosovës të ketë paqe e prosperitet.




