Kërcënime ndaj kryeministrit Tusk, arrestimi i dytë brenda pak ditësh në Poloni

13 Tetor 2026, 16:30Bota TEMA
Kërcënime ndaj kryeministrit Tusk, arrestimi i dytë brenda pak

Policia polake ka arrestuar një 46-vjeçar me dyshimin për nxitje të vrasjes së zyrtarëve qeveritarë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk dhe kryetarin e parlamentit Wlodimir Czarszty.

Zëdhënësi i qeverisë Adam Slapka tha në një postim në platformën X se burri u arrestua në qytetin Oborniki, në Poloninë perëndimore.

Ky është arrestimi i dytë brenda tre ditësh që lidhet me kërcënime për dhunë kundër politikanëve në Poloni.

Të dielën, policia arrestoi një burrë rreth të 60-ave në Silezinë e Poshtme, në Poloninë jugore, me dyshimin për planifikimin e një sulmi ndaj Tusk dhe Ministrit të Mbrojtjes Wladyslaw Kosciniak-Kamys.

 

Lini një Përgjigje