Tensione në protestën te Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar rrethimin dhe janë futur brenda perimetrit të institucionit.
Situata është tensionuar, me studentët dhe protestuesit që kanë vijuar thirrjet e fuqishme në shenjë kundërshtimi. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje protestuesve të largohen dhe të lirojnë rrugën dhe më pas ka nisur sulmin me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.
Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.
© SYRI.net
Revolta e të rinjve tek Ministria e arsimit, Malltezi nga protesta: Demokratët janë në mbështetje te studentëve
Studentët heqin gardhin metalik, shpërthejnë portën hyrëse të ministrisë dhe thyejnë xhamat
Studentët në protestë tek Ministria e Arsimit: Jepni dorëheqje, poshtë qeveria – Shkulin gardhin rrethues