Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Gjatë diskutimeve në komision, Xhafaj theksoi se shqetësimi kryesor nuk është përmbajtja e rregullores, por pasojat që po sjell konflikti mes palëve për qytetarët dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, kërkoi sot nga kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) zgjidhjen e ngërçit për bojkotin e avokatëve kundër rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë diskutimeve në komision, Xhafaj theksoi se shqetësimi kryesor nuk është përmbajtja e rregullores, por pasojat që po sjell konflikti mes palëve për qytetarët dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Ai nënvizoi se Kuvendi nuk synon të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatave, por kërkon që institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas tij, KLGJ-ja dhe palët e përfshira mund të diskutojnë nëse rregullorja duhet të mbetet në fuqi apo ka nevojë për përmirësime. Xhafaj kërkoi që ngërçi të zgjidhet sa më shpejt, duke paralajmëruar se pasojat e tij lidhen me zvarritjen e proceseve gjyqësore, rritjen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor.
“Për këtë ngërç shqetësohet një qytetar i zakonshëm, ka apo nuk ka halle. Është një anomali brenda një pushtetit. Ne nuk na shqetëson rregullorja në vetvete. Ne na intereson ngërçi i krijuar, efektet e të cilit janë në kohëzgjatjen, rritjen e backlogut, procesin e rregull ligjor dhe në efiçencën e sistemit. Kjo na shqetëson. Zgjidhjen nuk mund t’ia japim ne. Ndërhyrja jonë është sipas Kushtetutës, që mund të shkojë edhe në masa shumë ekstreme për Këshilli, sipas meje. Por, këtu ne nuk ndërhyjmë tek çështjet e brendshme të gjykatës, ne nuk ndërhyjmë në vendimmarrjen e gjykatave dhe as, as e mendojmë, jo të guxojmë ta bëjmë këtë gjë. Por kur ka një ngërç të tillë me efekte, padyshim ne themi: Zgjidheni! Mund të jetë e drejtë rregullorja, i ktheni përgjigje Dhomës së Avokatisë dhe i thoni: kjo rregullore është e drejtë për Këshillin dhe Këshilli do ta ketë standard. Kjo rregullorja ka nevojë të përmirësohet. I kërkoni atyre ta përmirësojmë. Kjo është një çështje vendimmarrja juaj, ne na intereson ngërçi të zgjidhet”, tha Xhafaj
Edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit për të nxitur dialogun mes institucioneve dhe palëve të përfshira.
“Thirrja ime është që Kuvendi i Shqipërisë, ky komision, të nxisë dialogun dhe të gjejë zgjidhje. Nuk mundet që ky konflikt të vazhdojë pa afat, kur është i panevojshëm dhe shumë lehtësisht i zgjidhshëm”, deklaroi Xhixho.
Ndërsa Ivi Kaso u shpreh se KLGJ duhet të marrë sensitivitetin e të gjithëve pavarësisht krahut politik dhe kërkoi një adresim të menjëhershëm të çështjes.
“KLGJ duhet të marrë sensitivitetin e të gjithëve pavarësisht krahut politik që duhet adresim i menjëhershëm. Sa u përket mungesës së akteve nënligjore që u ka kaluar afati në 2019, shqetësuese që s’janë miratuar. Si janë zgjidhur problematikat që duhet të zgjidhte akti? KLGJ të evidentojë të gjitha aktet, të thotë nëse s’ka nevojë për këto akte meqë i paska zgjidhur. Nëse se kanë ndërmend të miratojnë asnjë akt, ta dimë, s’kemi pse mblidhemi prapë për t’i përsërit të njëjtat gjëra”, tha Ivi Kaso.
Ndërkohë kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, sqaroi se qëndrimi i institucionit është se rregullorja është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme dhe se palët që kundërshtojnë përmbajtjen e saj duhet t’i drejtohen gjykatës. Sipas Rusit, edhe grupi i mediave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
“Qëndrimi deri tani i Këshillit, i iniciuar nga mediat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, është që ajo rregullore është në kompetencë të Këshillit të asaj gjykate dhe të gjithë ata që kanë kundërshtime në lidhje me përmbajtjen e saj, t’i adresohen Gjykatës. Në dijeninë time di që grupi i mediave i është adresuar gjykatës Kushtetuese në lidhje me përmbajtjen e saj. Ky është qëndrimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, tha Rusi./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka paralajmëruar se reforma zgjedhore do të përfundoj&e...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se mbajtja e një referendumi për hartën terr...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kush...
TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani, pas seancës së sotme ndaj Erion Veliajt, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, ...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se Partia Socialiste mbështet përdorimin e voti...
LUKSENBURG- Ditën e sotme, përpara Konferencës së 10-të Ndërqeveritare e cila do të shënojë mbylljen e nj&eum...
GJKKO TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seanc&eum...
pamje nga konferenca TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është 'përplasur' në Konferencën e Kr...
BULLGARI- Kryeministri bullgar Rumen Radev, ka njoftuar se dy anije janë goditur nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgaris...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën ...