LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/ Tensione, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë! Nisin shoqërimet masive

• Studentët kanë thirrur ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Arsimit, e cila nisi në orën 14:00. • Në kuadër të kësaj policia 'blindoi' zonën dhe shtoi masa të rrepta sigurie. • Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë. • Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. • Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional. Situata është tensionuar, pasi studentët filluan të godasin me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë godinën. • Ata bëjnë thirrje për revolucion dhe dorëheqje të qeverisë Rama. • “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës. • Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit. • Nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve të policisë dhe studentëve, ku këta të fundit janë lënduar. • Pas kësaj, policia ka nisur shoqërimet masive, ku mes tyre janë edhe disa aktivistë.

22 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

PAMJET/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët shfaqen të  gjakosur brenda furgonit të policisë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen të gjakosur brenda një furgoni të policisë. Pamjet vijnë pas përplasjeve fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

Protesta është shoqëruar me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe ndërhyrje të forcave të rendit për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa protestues. Situata është përshkallëzuar gjatë përplasjeve në zonën pranë ministrisë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Mos i prekni studentët"/ Deputetja Koçeku dënon dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në tubimin para Ministrisë së Arsimit

 

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamje nga protesta

TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një regaim në lidhje me protestën e studentëve, të zhvilluar ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku policia shoqëroi disa persona si dhe u përdorë dhunë fizike ndaj protestuesve. Në regimin e Koçekut, thuhet 'Mos i prekni studnetët', bashkangjitur me një pamje nga ndërhyrja e policisë me autobotin e ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve nga hyrja e godinës.

Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe dëgjimin e kërkesave të tyre. Ai përshkallëzoi më tej, në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuararrestime të aktivistëve e studentëve./Dosja.al

https://dosja.al/mos-i-prekni-studentet-deputetja-koceku-denon-dhunen-e-ushtruar-ndaj-protestuesve-ne-tubimin-para-ministrise-se-arsimit-i519231

 

1 ORE ME PARE

PAMJE/ Policia tërheq zvarrë një protestues në rrugën e Durrësit! Shtohet sasia e gazit lotsjellës

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Protesta e studentëvë para Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, vijon të shoqërohet me tensione dhe përshakllëzime. Turma e studentëve u grumbullua sërish në rrugën e Durrësit, por përlasjet me policinë po vijojnë.

Një person protestues u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa ishte përtokë ai u godit nga efektivët dhe u mor zvarrë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Të rinjtë iu bashkohen protestuesve te Ministria e Arsimit, policia merr masa shtesë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamje

TIRANË- Protesta e zhvilluar ditën e sotme në ambientet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ka marrë përmasa të mëdha. Një grup protestuesish që ndodhej i grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është nisur në marshim të organizuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pjesëmarrja në tubim pritet të rritet, ndërsa deri më tani ka pasur përplasje të vazhdueshme me forcat policore, përdorimi i gazit lotsjellës si dhe ka pasur shoqërime të studentëve dhe aktivistëve. Përforcimi i turmës po shoqërohet me thirrje të fuqishme njëzëri kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë po marrin masa shtesë për të përforcuar kordonët e sigurisë rreth institucionit për të parandaluar përplasje të reja./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Efektivët e policisë tërheqin zvarrë qytetarin, përleshen me studentin (VIDEO)

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamjet

TIRANË- Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të ashpra. Pas përplasjeve të vazhdueshme me forcat policore, ka pasur arrestime të aktivistëve dhe protestuesve.

Nga pamjet shihen efektivët duke u përleshur me një student, ndërsa një qytetar shihet duke u tërhequr zvarrë në rrugë dhe goditet me shkop gome. Sakaq, gjatë protestës është përdorur edhe autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve, ndërsa kërkesat e qytetarëve mbeten po të njejtat./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

Policia i shpërndau me presion uji/ Pas marshimit, protestuesit nisin rikthimin në destinacionin fillestar te Ministria e Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Policia ka përdorur presionin e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Ndërhyrja e forcave të rendit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së studentëve.

Pas marshimit një pjesë e protestuesve është rikthyer drejt vendit ku nisi tubimi, ndërsa në Rrugën e Durrësit ka nisur sërish grumbullimi i tyre. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët vijojnë protestën kundër problematikave në arsim dhe me thirrje drejtuar qeverisë./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

Përplasjet fizike mes të rinjve dhe policisë/ Protestues të lënduar, mes tyre edhe një gazetare

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA-  Përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë kanë shoqëruar protestën e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit. Situata është tensionuar pas hedhjes së sendeve në drejtim të godinës dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës, ndërsa disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar.

Mes personave të lënduar është edhe një gazetare, e cila ndodhej në terren për të raportuar mbi zhvillimet e protestës. Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e protestuesve mes tyre edhe disa aktivistë. Tensionet vijojnë të shoqërojnë tubimin e të rinjve kundër problematikave në arsim dhe qeverisë./Dosja.al

35 MINUTA ME PARE

Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron disa protestues

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamje

TIRANË- Protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme. Mësohet se, gjatë tubimit ka pasur sërish përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas përdorimit të autobotit të ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve, forcat e rendit kanë  nisur shoqërimet e para. Disa protestues janë arrestuar nga forcat policore. Tubimi ka nisur në mënyrë paqësore, por më pas është përshkallëzuar në dhunë dhe arrestime./Dosja.al

34 MINUTA ME PARE

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, një protestues i lënduar i shtrirë në tokë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Një protestues është lënduar gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe është shtrirë në tokë. Nga ana tjetër, policia ka nisur shoqërimet, pasi situata është përshkallëzuar.

Gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Situata vijon të jetë e tensionuar./Dosja.al

27 MINUTA ME PARE

Përshkallëzohet situata në Ministrinë e Arsimit/ Përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen disa persona

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Studentët kanë protestuar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe aktet e dhunës. Protestuesit kanë nisur të hedhin vezë dhe të shkruajnë me sprej në muret e godinës.

Më pas, ata kanë shkulur kangjellat metalike dhe tullat nga trotuari, duke i hedhur në drejtim të ministrisë dhe duke thyer xhamat e dritareve. Situata është përshkallëzuar më tej, kur protestuesit janë futur brenda rrethimit të godinës, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet: “Digje, digje!”./Dosja.al

20 MINUTA ME PARE

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, përdoret autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamje

TIRANË- Protesta e paralajmëruar ditën e sotme përballë godinës së Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione të shumta. Disa protestues kanë çarë kordonin e sigurisë, duke hyrë brenda rrethimit të institucionit, ndërsa forcat policore kanë aktivizuar autobotin e ujit për të shpërndarë turmën.

Tubimi i sotëm ishte paralajmëruar ditë më parë nga qytetarët të cilët kërkojnë rrëzimin e klasës politike. Sakaq, me hedhjen e ujit po tentohet largimi i turmës së protestuesve nga hyrja kryesore e godinës./Dosja.al

 

16 MINUTA ME PARE

Tensionohet situata në Ministrinë e Arsimit/ Pas 60 minutash ndërhyn policia, një protestuese në gjak

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANA- Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të përshkallëzohet, pasi ka nisur ndërhyrja e policisë. Të revoltuar, protestuesit kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Pas kësaj, ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Studentët kanë hyrë brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”./Dosja.al

6 MINUTA ME PARE

Tulla dhe sende të forta drejt Ministrisë së Arsimit, protestuesit shqyejnë derën e hekurit, futen brenda rrethimit të godinës

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
Pamje

TIRANË- Situata pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur sende të forta drejt godinës.  Ata kanë shqyer derën e hekurit dhe janë futur brenda rrethimit të godinës. 

Më pas, protestuesit, kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë, ndërsa policia ka vijuar thirrjet ndaj tyre./Dosja.al

3 MINUTA ME PARE

Protestuesit hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës 

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz

TIRANË-  Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës. Sakaq, policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve dhe lirimin e rrugës, por turma nuk ka lëvizur./Dosja.al

 

6 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Studentët shkulin kangjellat në rrugë, hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz

TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, studentët kanë shkulur nga vendi kangjellat e rrethimit të rrugës dhe pllakat e trotuarit, ndërsa me to kanë qëlluar xhamat e Ministrisë.

Në këtë sulm janë angazhuar disa të rinj, ndërkohë pjesa tjetër po brohorasin në kor: Dorëheqje, qeveri e krimit, ktu vendosim ne./Dosja.al

11 MINUTA ME PARE

Protestat te Ministria e Arsimit/ Studenti: Konviktet në kushte skandaloze, sistemi që kanë dizenjuar po na kthen në argatë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz

TIRANË- Studentët janë rikrthyer më fuqishë se kurrë në protestat e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar kushte më të mira dhe punësim. Një prej tyre tha se studentët përballen me kushte tejet të këqija në konvikte, ku pavarësisht sakrificës së prindërve për pagesa të majme, kushtet nuk janë aspak dinjitoze. 

Sipas studentëve, ata përballen edhe me pasiguri në tregun e punës pas përfunditmit të studimve, duke shtuar se me sistemin e dizenjuar nga institucionet, i kthejnë në argatë.

"Protestojmë për kushtet e këqija në konvinte, prindërit tanë në emigracion kanë sakrifikuar tërë jetën për të sjellë para për të na mbajtur dhe me taksa të rregullta, kur vijmë ne përballemi me kushte të këqija e institucione që nuk ofrojnë asgjë. Studenti detyrohet to blejë librat, pasigurinë e punës pas shkolle. Institucionet merren me nepotizëm e ryshfete, punonjësi kthehet në argat dhe studenti kërkon të zhvillohet në aftësi. Sistemi i dizenjuar nga institucionet vetëm për t’u kthyer në argat," tha studenti./Dosja.al

30 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë, letra higjenike dhe bojë drejt godinës

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamjet

TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, pas grumbullimit, studentët filluan të godasin me vezë, tullumbace me ujë dhe bojë godinën.

Ata bëjnë thirrje për revolucion dhe dorëheqje të qeverisë Rama si dhe Ministria e Krimit. “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura./Dosja.al

39 MINUTA ME PARE

"Nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë"/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, flet studenti: Kemi shumë kërkesa, por nuk duam t’i zgjidhim me Ramën, ai të largohet

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
studenti

TIRANË- Një student para Ministrisë së Arsimit ka theksuar se të rinjtë mund të kenë shumë kërkesa, por nuk duan t’i zgjidhin me Edi Ramën kryeministër, pasi nuk është i denjë për këtë post. Duke folur për mediat, ai bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të largohet nga pushteti.

"Kemi shumë kërkesa por nuk duam ti zgjidhim këto me Edi Ramën. Largohu se nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë. Ne kemi plan për të qëndruar këtu çdo gjë teknike do jetë e momentit., protestë do ketë nesër e pasnesër. Jemi këtu për të ardhmen tonë. Është përdorur teknikë rrjete sociale, universitete. Diçka shumë organike dhe ndonjë strukturë që e organizon. Kjo është e ardhmja jonë," tha protestuesi./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

"Duam dije, jo pallavra"/ Studentët thirrje në kor para Ministrisë së Arsimit: Kur zgjohet rinia, bie qeveria (VIDEO)

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz

TIRANË-  Me thirrjet  “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria”, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Protesta është thirrur në nivel kombëtar, me organizatorët që u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit. Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Protesta e studentëve, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me pankarta në duar: Revoltë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamjet nga protesta

TIRANË- Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë në duar pankarata me thirrjet "Revoltë". Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Sot protesta e studentëve, policia ‘blindon’ zonën te Ministria e Arsimit, në gatishmëri edhe autoboti i ujit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
pamjete

TIRANË-  Policia ka "blinduar" zonën te Ministria e Arsimit, pak para nisjes së protestës së studentëve.  Protesta është thirrur të nisë në orën 14:00, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.

 

Përveç forcave të shtuara të policisë, në pamje shihet në gatishmëri edhe autoboti me ujë. Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit/  Tensione, gaz
foto nga arkiva

TIRANË- Studentët dhe të rinjtë kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare këtë të martë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

Thirrja për tubimin është bërë publike përmes një pankarte. Organizatorët kanë shprehur gjithashtu pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët./Dosja.al

protesta e studentëve

Sondazh

Poll

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Efektivët e policisë tërheqin zvarrë qytetarin

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Efektivët e policisë tërheqin zvarrë qytetarin

Përshkallëzohet situata në Ministrinë e Arsimit/ Përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve

Tensione në protestën, përdoret autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve

Protestuesit hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit

Studentët shkulin kangjellat në rrugë, hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë, letra higjenike drejt godinës

Studentët thirrje në kor para Ministrisë së Arsimit: Kur zgjohet rinia, bie qeveria

Protesta e studentëve, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me pankarta në duar

Sot protesta e studentëve, policia ‘blindon’ zonën te Ministria e Arsimit

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla: Reforma zgjedhore të përfundojë brenda vitit, PD të mos e mbajë peng për axhendën politike

Xhama të thyer dhe copëza të mjetit të shpërndara kudo, PAMJE të reja nga shpërthimi në makinën...

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!