Aktualitet

Tensionohet situata në Ministrinë e Arsimit, protestuesit futen brenda rrethimit të godinës

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”..

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë. Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, teksa deri më tani një prej protestuesve është arrestuar.