Ndizet protesta e studentëve, përplasje me policinë. Të shoqëruar dhe efektivë të lënduar
Lajme E Martë, 13 Tetor 2026 15:23
Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit po vijon me tensione dhe përplasje. Disa të rinj u shoqëruan nga efektivët, ndërsa raportohet edhe për punonjës policie të lënduar. Tubimi nisi rreth orës 14:00, por situata u përshkallëzua pas hedhjes së bojës dhe vezëve drejt godinës së ministrisë. Disa protestues shkulën pllaka trotuari dhe kangjella, duke thyer edhe xhama. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

