Prindërit e sotëm po distancohen nga disa zakone të prindërimit të brezave të mëparshëm, duke zgjedhur mënyra më të kujdesshme dhe më të sigurta për rritjen e fëmijëve. Një sondazh me 2,000 prindër të fëmijëve nën moshën 18 vjeç zbuloi se qëndrimet ndaj kujdesit për të vegjlit kanë ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve. Sjellja që prindërit e sotëm e kundërshtojnë më shumë është pirja e duhanit pranë foshnjave. Rreth 45% e të anketuarve thanë se prindërit e tyre e bënin këtë kur ata ishin të vegjël, por nuk do ta përsërisnin kurrë me fëmijët e tyre. Një tjetër zakon i së kaluarës ishte lënia e karrocës me foshnjën jashtë një dyqani. Rreth një në pesë prindër kujtojnë se prindërit e tyre e bënin këtë, ndërsa sot nuk do ta konsideronin një veprim të tillë.
Ndër praktikat e tjera që prindërit modernë duan të shmangin
Fërkimi i mishrave të dhëmbëve me uiski për të qetësuar dhimbjet gjatë daljes së dhëmbëve, një praktikë e raportuar nga 39% e të anketuarve.
Lejimi i fëmijëve të vegjël të kujdesen për fëmijë të tjerë, me 32%.
Dhënia e ëmbëlsirave ose çokollatave foshnjave, me 29%.
Studimi u realizua me rastin e lançimit të një produkti të ri për kujdesin e zonës së pelenave.
Sipas Ana Halla, përgjegjëse e markës që porositi kërkimin, prindërit e brezave të mëparshëm kishin një qasje më të relaksuar, por kjo nuk do të thotë se nuk përpiqeshin të bënin më të mirën për fëmijët e tyre. Ajo theksoi se prindërimi mund të jetë stresues, por këshillat e duhura dhe zgjidhjet e thjeshta mund të ndihmojnë në krijimin e zakoneve më të sigurta për të vegjlit. Ky ndryshim pasqyron rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve dhe rëndësinë e përshtatjes së praktikave prindërore me njohuritë e sotme.