Disa studente janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh.
Protesta ka nisur me thirrje dhe tensione.
Fasada e Ministrisë së Arsimit është lyer me ngjyrë të kuqe dhe me vezë. Ata kanë hedhur sende, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të godinës.
Deri tani nuk ka patur përplasje me policinë teksa dhjetëra efektivë ndodhen në terren. Policia gjithashtu pas nisjes së protestës ka shtuar forcat dhe efektivët.
Lini një Përgjigje