SPAK godet grupin që kalonte emigrantë drejt Malit të Zi, mes të dyshuarve edhe punonjës policie
SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj nëpër Shqipëri, drejt Malit të Zi. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, 6 persona janë lënë në arrest me burg, ndërsa për një shtetase është caktuar masa e arrestit në shtëpi.
Sipas hetimeve, grupi organizonte transportimin e shtetasve të huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës. Më pas, ata transportoheshin drejt Hanit të Hotit, në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Hetimet kanë evidentuar disa episode të kësaj veprimtarie gjatë muajve maj-korrik 2024, ku dyshohet se janë transportuar dhjetëra shtetas të huaj.
Në këtë aktivitet dyshohet se janë përfshirë edhe dy punonjës të Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror. Sipas SPAK-ut, dy efektivët dyshohet se kanë kryer veprime aktive për kalimin e emigrantëve drejt kufirit me Malin e Zi. Në kuadër të operacionit janë ushtruar edhe 11 kontrolle personale dhe banesash, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i plotë i SPAK
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi masat e sigurimit personal ndaj 7 shtetasve, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj.
Masat janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Gjithashtu përveç ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar dhe 11(njëmbëdhjetë) kontrolle personale dhe të banesave të personave të dyshuar.
Hetimi ka për objekt veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/28/4 333/a Kodit Penal.
Ky hetim filloi mbi bazën e referimit të bërë nga Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve proaktive me metoda speciale, nga ana e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, u evidentua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar veprimtarinë e paligjshme duke konstatuar veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Janë ekzektuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:
- J. K., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- E. H., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- A. B., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- M. Gj., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
- V. N., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.
- K.T., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.
Masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen:
- K. B., e dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi të strukturuar kriminal konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetasit e huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare.
Këta shtetas, hynin nga territori i Republikës së Greqisë, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës, në mënyrë të organizuar dhe të drejtuar nga një person për çdo grup. Grupet përbëheshin nga 3-4 deri në 50 persona. Organizatorët, bashkë me shoqëruesin i transportonin deri në kufirin verior të Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës, ku priteshin nga persona të tjerë, edhe ata të përfshirë në këtë aktivitet.
Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë qenë të përfshirë në veprime aktive për transportimin dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit, në episodet e mëposhtme:
- Episodi i datës 1.5.2024 – Në këtë datë janë transportuar 3 (tre) shtetas të huaj, nga zona e Mëzezit, në Tiranë, drejt pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.
- Episodi i datave 13.5.2024 & 14.5.2024 – Gjatë këtyre datave janë transportuar 21 (njëzetë e një) shtetas të huaj, nga hyrja e qytetit të Gjirokastrës, buzë rrugës kryesore në afërsi të fshatit Mashkullorë, me destinacion rrugën nacionale që lidhet me pikën e kalimit kufitar “Hani i Hotit”, pranë fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe.
- Episodi i datave 19.6.2024, 20.6.2024 & 21.6.2024 – Gjatë këtij episodi është kryer transporti i 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, të cilët janë marrë në fshatin Dardhë, në qytetin e Korçës dhe më pas janë transportuar në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, Shkodër.
- Episodi i datës 28.6.2024 – Gjatë kësaj dite janë transportuar 17 (shtatëmbëdhjetë) shtetas të huaj nga fshati Dardhë, në Korçë, në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në fshatin Vukpalaj, në Malësinë e Madhe, Shkodër.
- Episodi i datës 7.7.2024 – Gjatë kësaj dite është tentuar të kryhet transporti i 4 (katër) shtetasve të huaj nga Qarku i Korçës drejt zonës së Hanit të Hotit. Në këtë datë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Maliq, janë arrestuar në flagrancë shoferi që bënte transportin e tyre dhe janë kryer veprime të tjera proceduriale.
- Episodi i datave 8.7.2024 & 9.7.2024 – Në këto data është realizuar transporti i paligjshëm i 12 (dymbëdhjetë) shtetasve të huaj nga fshati Jorgucat, në Gjirokastër, në drejtim të fshatit Vukpalaj-Bajzë, në Malësi të Madhe, pranë rrugës “Lulashpepe”. Në këtë episod rezultojnë të përfshirë edhe dy punonjës të policisë kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, të cilët me veprime aktive kanë kryer kalimin e këtyre emigrantëve të paligjshëm, në drejtim të kufirit me Malin e Zi.
- Episodi i datave 23.7.2024 & 24.7.2024 – Përgjatë këtyre datave është realizuar transporti i paligjshëm të 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, nga Bilishti Korçë në drejtim të Tiranës dhe më pas nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit Shkodër. Rezulton se pas transportit të emigrantëve të paligjshëm në Hanin e Hotit Shkoddër, ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi dhe janë ndaluar e marrë peng nga 5 shtetas me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Malit të Zi është bërë lirimi i pengjeve dhe arrrstimi i tre prej pengmarrësve të emigrantëve të paligjshëm.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon punën intensive hetimore për identifikimin e të gjithë personave, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”, njofton SPAK.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, shoqërohen disa protestues
Përplasje të dhunshme te Ministria e Arsimit, policia ndërhyn me autobot me uje për të shpërndarë protesuesit
I vunë zjarrin një subjekti në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona! Flakët djegin edhe një makinë të parkuar
- 15:16 Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, shoqërohen disa protestues
- 15:08 Përplasje të dhunshme te Ministria e Arsimit, policia ndërhyn me autobot me uje për të shpërndarë protesuesit
- 15:00 Shefi britanik i spiunazhit: Irani dhe Rusia po intensifikojnë fushatat hibride në Britani
- 14:44 I vunë zjarrin një subjekti në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona! Flakët djegin edhe një makinë të parkuar
- 14:42 LIVE- Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve para Ministrisë së Arsimit, autoboti i ujit shpërndan turmën, shoqërohen disa persona!
- 14:42 Studentët lyejnë me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë