Lajmi i fundit

LIVE - Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Pedagogu në protestën para Ministrisë së Arsimit: Kanë bërë krim të madh! Nga 94 studentë në auditor sot kam 3

14:34, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu Lush Susaj i është bashkuar protestës së studentëve sot në mesditë para ministrisë së Arsimit.

Pedagogu nënvizon se qeveria Rama ka shkatërruar sistemin arsimor, një nga krimet më të mëdha që mund të jenë bërë dhe bën habi si ka mundësi që populli nuk ngrihet.

Ai fton prindërit të mbështesin fëmijët e tyre në këtë protestë për të drejtat që u takojnë studentëve me qëllim që të ndërtojnë jetën këtu dhe jo jashtë.

“Jam pedagog dhe jam me studentët. Nuk ka gjë më të tmerrshme se ajo që i ka ndodhur me studentëve të Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh në asnjë vend të botës se ajo që i kanë bërë sistemit arsimor të Shqipërisë.
Jam çuditur si ka mundësi që e  masakruan kaq shumë dhe populli e duroi kaq shumë.
Unë i kam fëmijët jashtë

Unë e di mirë se cfarë vjedhje dhe kushtet u bëjnë. Vite më përpara kam pasur 94 studentë, dje kam bërë mësim me 3 studentë. Nuk jam unë turpi që reagoj, por turpi janë ata që janë suflaqe dhe nuk pranojnë realitetin dhe nuk luftojnë për fëmijët e vet. Cdo shqiptar duhet të dalë të mbështesë fëmijët e vet.

Vetëm kur t’i kthejmë universtitet dhe shkollat në shërbim të Shqipërisë atëherë mund të kemi Shqipëri. Shkoni nëpër shkolla e shikoni nepotizmin e korrupsionin, shikoni laboratorët e bazën materiale. Shkoni shikoni cfarë pagesash, nuk mbyll kosto 1 mijë euro në muaj për studentët shqiptarë ndërsa bota paguan 35 – 40 euro në muaj. Këta studentët janë fëmijët e mi. Unë jam përkrah studentëve. Jam për Shqipërinë dhe arsimin shqiptar dhe jo”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco