Situata përpara godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje të forta mes studentëve protestues dhe forcave të policisë.
Gjatë protestës, studentët kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të godinës, ndërsa policia ka vënë në përdorim automjetin ujëhedhës për të shpërndarë turmën. Sipas raportimeve, ndërhyrja ka prekur me presionin e ujit si protestuesit, ashtu edhe përfaqësuesit e mediave që ndodheshin në vendngjarje.
Në terren kanë ndërhyrë gjithashtu forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe efektivë të njësisë “Shqiponja”, të pajisur me shkopinj gome, në përpjekje për të larguar protestuesit.












