Protesta para ministrisë, reagimi i Ballës
Protesta e sotme e mbajtur para Ministrisë së Arsimit, e cila pas më shumë se një ore duket se është drejt fundit, la pas xhama të thyer të godinës, kangjella të shkulura të trotuarit, efektivë të lënduar dhe një qytetar pa ndjenja.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar pasditen e sotme momentin kur të rinj e të mitur, disa prej tyre të maskuar, u panë duke shkulur kangjellat e trotuarit të Rrugës së Durrësit, të cilët bashkë me gurë në duar i hodhën me forcë në drejtim të ministrisë duke thyer xhamat.
“Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës.", shkruan Balla krahas videos.
Sondazh
Poll






