Përplasja me studentët, efektivët e policisë të lënduar nga protesta, pësuan djegie në sy

13 Tetor 2026 | 15:45

Përplasjet mes policisë dhe studentëve nga protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka sjellë edhe persona të lënduar për shkak të goditjeve fizike.

Mes tyre ka pasur edhe efektivë të policisë të cilët janë shoqëruar me ambulancë pasi kanë pësuar djegie të syve nga hedhja e mjeteve të ndryshme.

Ditën e sotme është qëlluar me vezë, me gurë me bidon me ujë në drejtim të instiucioneve çfarë solli dhe ndërhyrjen e uniformave blu.

Nga ana tjetër, efektivë të tjerë janë të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në hyrje të Rrugës së Durrësit ndodhet ende autoboti me ujë.

Edhe pse ka pasur shpërndarje të tyre, ka ende grumbullime të qytetarëve që janë të vendosur të protestojnë. Gjatë zhvillimit të kësaj proteste policia ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre shihen edhe persona të maskuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK godet grupin që kalonte emigrantë drejt Malit të Zi, mes të dyshuarve edhe punonjës policie

SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e...
15:26 | 13/10/2026

Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, shoqërohen disa protestues

Studentë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh. Gjatë zhvillimit...
15:16 | 13/10/2026

Përplasje të dhunshme te Ministria e Arsimit, policia ndërhyn me autobot me uje për të shpërndarë protesuesit

Eshtë tensinuar situata para Ministrisë së Arsimit. Polcia ka përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tenionet u përshkallëzuan pasi protestuesit shkulën kangjellat e...
15:08 | 13/10/2026