Gaz lotsjellës në protestë/ Efektivët tërheqin zvarrë protestuesit
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...

Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë për punët e qeverisë së tij. Por një dekadë më parë, teksa vizitonte laboratorët e Vilma Nushit, mahnitja e kryeministrit arriti në nivel tjetër.
"Jam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjithë serioziteti dhe siguria e procesit. Këtë investim mund ta bënte vetëm partneriteti me privatin. Nuk e bënte dot shteti këtë lloj investimi dhe nuk e garantonte dot shteti këtë lloj cilësie”, deklaroi kryeministri në atë kohë.
Një dekadë më vonë, mrekullia financiare ka ndodhur. Por vetëm për privatin. Për qytetarët shqiptarë, kjo mrekulli ka shijen e një zhvatjeje perfekte të blinduar me vula kontabël dhe skema gjeniale të transferimit të cash-it.
Një muaj më parë, u mbyll zyrtarisht epoka 10-vjeçare e koncesionit të kontrollit mjekësor bazë, i njohur gjerësisht si "Check-Up"-i, i menaxhuar nga kompania 3P Life Logistic sh.p.k. Gjatë kohëzgjatjes së këtij konçesioni qytetarët shqiptarë paguan përmes buxhetit plot 7.3 miliardë lekë ose gati 80 milionë euro me kursin aktual.
Ndërsa qeveria bën gati kasetat e radhës për të festuar "kthimin e shërbimit te qytetarët", bilancet e audituara zyrtare tregojnë se privati ikën me miliona euro operative, shtetit i dorëzohen pajisje me vlerë kontabël zero, dhe mbi të gjitha, një faturë e re investimesh që duhen nisur nga e para.
Fitime për privatët
Vilma Nushi e nisi check up-in me duar në xhepa. Bashkë me ortakun e saj të minorancës, ajo hodhi vetëm 30 milionë lekë ose 300 mijë euro kapital në kompaninë konçesionare. 3P life Logistik kreu 3 milionë euro investime në vitet e para për të ngritur konçesionit, të cilat i financoi ose me borxh ortakësh ose me grante nga të tretë.
Sapo buxheti i shtetit filloi të derdhë të paktën 7 milionë euro çdo vit, borxhet u shlyen dhe makineria nisi të prodhojë para të pastra. Kapitali analizoi bilancet e konçesionit nga dita e tij e parë, deri në vitin 2024. Dy aksionerët privatë të check up-it, Marketing Distribution dhe Trimed përgjatë kësaj periudhe fituan 10 milionë euro të pastra.
Në këtë shumë nuk përfshihen fitimet e dy viteve të fundit të konçesionit 2025-2026, të cilat do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja vjetore e shkuar, për arsye të zhdukjes së efektit të amortizimeve. Gjasat janë që me këto dy vite fitimi të kërcejë në 1.5 miliardë lekë ose mbi 16 milionë euro.
Sërish, ky është vetëm fitimi i kompanisë konçesionare. Por fitimet e aksionerëve të saj janë shumë më tepër se kaq, pasi gjatë konçesionit kompania e ka transferuar një pjesë të fitimit tek aksionerëve të saj përmes blerjeve apo qirave. Deri në 2024-ën, dy aksionerët e Check Up-it kanë faturuar mbi 30 milionë euro nga kompania konçesionare në formë qiraje zyrash, pajisjesh apo shërbimesh logjistike.
Çfarë u mbeti qytetarëve?
Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët besonin se po paguanin për të ngritur një rrjet modern laboratorik shtetëror. Por kontrata konçesionare e Check Up-it është një paçavure kriminale.
Zemra teknologjike e koncesionit, Laboratori i thelluar Qendror i ngritur në Kashar, mbetet pronë e kompanisë private. Ky laborator është në fakt i gjithë konçesioni dhe kjo është njësoj, sikur një rrugë e ndërtuar e me konçesion t'i mbetet sërish privatit në përfundim të konçesionit.
Tashmë që shërbimi është shtetëzuar, shteti ka vetëm dy rrugë. Ose të investojë 3 milionë euro për të ngritur laboratorin e ri, ose të paguajë qira për t'i kryer analizat tek laboratori i Vilma Nushit.
Në përfundim të konçesionit, shteti dhe qytetarët shqiptarë do të marrin mbrapsht vetëm kontejnerët operative brenda qendrave shëndetësore shtetërore dhe pajisje IT të blera përmes fondit të riinvestimit. Në katër vitet e fundit, kompania ka patur detyrimin të riinvestojë 1.3 milionë euro në pajisje dhe makineri për t'a lënë konçesionin në gjendje të pranueshme.
Kaq do të marrë shteti mbrapsht në këmbim të faturës 80 milionë euro që i pagoi Vilma Nushit. çdo investim tjetër, tashmë ka vlerë kontabël zero për shkak të amortizimit.
Manovra me qira
Teorikisht, sipas paçavures së kontratës konçesionare, qytetarët shqiptarë duhet të merrnin mbrapsht të paktën automjetet, të cilat bënin transportin e mostrave nga qëndrat shëndetësore në të cilat mblidheshin tek laboratori qëndror. Por pjesa më e madhe e atyre automjeteve nuk ishin pronë e shoqërisë konçesionare, por aksionerëve, të cilat ja jepnin asaj me qira.
Pra shteti nuk do të marrë dot as automjetet, ndërkohë që tashmë ka një shqetësim tjetër. Shumica e pajisjeve laboratorike që duhet t'i kthehen shtetit janë blerë në vitet e para të konçesionit.
Praktikisht këto pajisje kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që ato të cilat funksionojnë ende shumë shpejt bëhen të papërdorshme për shkak se u skadojnë liçencat.
Mrekullia e kryeministrit
Kjo është mrekullia e Check Up-it. Dy privatë investuan 300 mijë euro kesh, u garantuan me miliarda nga taksat tona, morën mbi 20 milionë euro fitime të pastra në xhep dhe mbajtën laboratorin kryesor qendror duke lënë pas tokën e djegur.
Shtetit shqiptar i mbeti një databazë digjitale (Oracle BI) që kërkon kosto të reja licencimi, një rrjet pajisjesh të vjetruara, dhe mbi të gjitha, përgjegjësinë për të rifilluar shërbimin pa pasur asnjë laborator qendror publik apo makinë transporti në dispozicion.
Por nuk ka problem, sepse me siguri, Edi Rama do të mrekullohet përsëri duke shpallur një tender të ri miliona eurosh për të blerë shërbimet e laboratorëve që ia la privatit./kapitali.al
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë p...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi të martën se ka r...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...