Ekspertët e kriminalistikës në Ministrinë e Arsimit, nisin mbledhjen e provave

13 Tetor 2026 | 15:58

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po fiksojnë provat në zonat ku disa protestues sulmuan ndërtesën me mjete të forta, vezë dhe pllakat e trotuarit.

Ndërkohë, policia ka krijuar një perimetër sigurie pranë ministrisë. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Euronews, rruga përpara kësaj godine është mbushur me pllaka trotuari, të cilat u përdorën gjatë sulmit nga protestuesit.

Kujtojmë se mesditën e kësaj të marte, një grup protestuesish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ku disa prej tyre ndërmorën sulme ndaj godinës. Më pas, forcat e policisë i zmbrapsën protestuesit duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasja me studentët, efektivët e policisë të lënduar nga protesta, pësuan djegie në sy

Përplasjet mes policisë dhe studentëve nga protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka sjellë edhe persona të lënduar për shkak të goditjeve fizike. Mes...
15:45 | 13/10/2026

SPAK godet grupin që kalonte emigrantë drejt Malit të Zi, mes të dyshuarve edhe punonjës policie

SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e...
15:26 | 13/10/2026

Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, shoqërohen disa protestues

Studentë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh. Gjatë zhvillimit...
15:16 | 13/10/2026