Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia tenton t’i shpërndajë me ujë, studentët rezistencë, ndahen në dy grupe: Do të rrethohen Ministria e Arsimit dhe Kryeministria

Shkruar nga Newsbomb
Policia tenton t’i shpërndajë me ujë, studentët
Foto e protestes

Policia ka përdorur ujë me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Situata u tensionua pasi studentët nisën të shkulin kangjellat e trotuarit, si dhe goditën rrethimin dhe xhamat e godinës së ministrisë.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në dy grupe. Një pjesë u drejtua për t’u mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa të tjerë u kthyen drejt vendit ku kishte nisur protesta.

Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve, ku situata është tensionuar përsëri. Policia ka ndërhyrë sërish me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet dhe tensionet vijojnë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese