Gaz lotsjellës në protestë/ Efektivët tërheqin zvarrë protestuesit
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...
Protesta e studentëve që po zhvillohet sot para Ministrisë...

SPAK ka ndarë njoftimin zyrtar mbi goditjen e grupit të strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, ekzekutohen 7 masa sigurimi personal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurimit personal ndaj 7 shtetasve, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj.
Masat janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Gjithashtu përveç ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar dhe 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle personale dhe të banesave të personave të dyshuar.
Hetimi ka për objekt veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/28/4 333/a Kodit Penal.
Ky hetim filloi mbi bazën e referimit të bërë nga Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve proaktive me metoda speciale, nga ana e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, u evidentua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar veprimtarinë e paligjshme duke konstatuar veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Janë ekzektuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:
J. K., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
E. H., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
A. B., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
M. Gj., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
V. N., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.
K.T., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.
Masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen:
K. B., e dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi të strukturuar kriminal konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetasit e huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare.
Këta shtetas, hynin nga territori i Republikës së Greqisë, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës, në mënyrë të organizuar dhe të drejtuar nga një person për çdo grup. Grupet përbëheshin nga 3-4 deri në 50 persona. Organizatorët, bashkë me shoqëruesin i transportonin deri në kufirin verior të Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës, ku priteshin nga persona të tjerë, edhe ata të përfshirë në këtë aktivitet.
Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë qenë të përfshirë në veprime aktive për transportimin dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit, në episodet e mëposhtme:
Episodi i datës 1.5.2024 – Në këtë datë janë transportuar 3 (tre) shtetas të huaj, nga zona e Mëzezit, në Tiranë, drejt pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.
Episodi i datave 13.5.2024 & 14.5.2024 – Gjatë këtyre datave janë transportuar 21 (njëzetë e një) shtetas të huaj, nga hyrja e qytetit të Gjirokastrës, buzë rrugës kryesore në afërsi të fshatit Mashkullorë, me destinacion rrugën nacionale që lidhet me pikën e kalimit kufitar “Hani i Hotit”, pranë fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe.
Episodi i datave 19.6.2024, 20.6.2024 & 21.6.2024 – Gjatë këtij episodi është kryer transporti i 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, të cilët janë marrë në fshatin Dardhë, në qytetin e Korçës dhe më pas janë transportuar në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, Shkodër.
Episodi i datës 28.6.2024 – Gjatë kësaj dite janë transportuar 17 (shtatëmbëdhjetë) shtetas të huaj nga fshati Dardhë, në Korçë, në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në fshatin Vukpalaj, në Malësinë e Madhe, Shkodër.
Episodi i datës 7.7.2024 – Gjatë kësaj dite është tentuar të kryhet transporti i 4 (katër) shtetasve të huaj nga Qarku i Korçës drejt zonës së Hanit të Hotit. Në këtë datë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Maliq, janë arrestuar në flagrancë shoferi që bënte transportin e tyre dhe janë kryer veprime të tjera proceduriale.
Episodi i datave 8.7.2024 & 9.7.2024 – Në këto data është realizuar transporti i paligjshëm i 12 (dymbëdhjetë) shtetasve të huaj nga fshati Jorgucat, në Gjirokastër, në drejtim të fshatit Vukpalaj-Bajzë, në Malësi të Madhe, pranë rrugës “Lulashpepe”. Në këtë episod rezultojnë të përfshirë edhe dy punonjës të policisë kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, të cilët me veprime aktive kanë kryer kalimin e këtyre emigrantëve të paligjshëm, në drejtim të kufirit me Malin e Zi.
Episodi i datave 23.7.2024 & 24.7.2024 – Përgjatë këtyre datave është realizuar transporti i paligjshëm të 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të huaj, nga Bilishti Korçë në drejtim të Tiranës dhe më pas nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit Shkodër. Rezulton se pas transportit të emigrantëve të paligjshëm në Hanin e Hotit Shkoddër, ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi dhe janë ndaluar e marrë peng nga 5 shtetas me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Malit të Zi është bërë lirimi i pengjeve dhe arrrstimi i tre prej pengmarrësve të emigrantëve të paligjshëm.
Protesta e studentëve për rreth një orë para godinës së Mi...
Pas një ore proteste para godinës së Ministrisë së Arsimit...
Pasditen e së hënës një lajm që pushtoi mediat ishte se dr...
Protesta që po zhvillohet këtë të martë para godinës së Mi...
Është përshkallëzuar protesta e studentëve para Ministrisë...
Ka nisur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit,...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare ësh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr pjesë në Mbledhjet...
Kriza institucionale shqiptare nuk është një debat abstrak...
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë p...
Çmimi i naftës në tregun vendas është rritur sërish, duke ...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare ësh...
Seanca e sotme gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të...
Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndar...
Janë zbardhur detaje nga operacioni i SPAK-ut për goditjen...
Një automjet i parkuar ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në...
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë p...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi të martën se ka r...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...