AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e “Rrumit” shtyn në Apel gjyqin për Plaurent Dervishajn

Gjykata e Posaçme e Apelit konstatoi se Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi” nuk ishte njoftuar për datën dhe orën e seancës gjyqësore lidhur me çështjen penale në ngarkim të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, ku ai është thirrur të marrë pjesë në cilësinë e viktimës së atentatit. Për këtë arsye, gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe rinjoftimin e tij, ndërkohë që prokurori bëri me dije se Laho është në kërkim për një tjetër ngjarje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 13 tetor, shtyrjen e seancës për çështjen penale në ngarkim të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të dënuar nga Shkalla e Parë për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, ngjarje gjatë së cilës mbeti i vdekur Andi Maloku. Dervishaj u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, ndërsa Meçaj me 35 vjet heqje lirie.

Gjykata konstatoi se në sallë nuk ishin të pranishëm i pandehuri Dervishaj dhe mbrojtësit e tij. Po ashtu, u konstatua pamundësia e njoftimit të viktimës Aleksandër Laho, i njohur edhe me nofkën “Rrumi”, për datën dhe orën e zhvillimit të seancës. Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, bëri me dije se Laho është në kërkim për një tjetër ngjarje.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe nuk i penalizoi të pandehurit me pezullimin e afateve të paraburgimit, me argumentin se shkaku kryesor i shtyrjes ishte mosnjoftimi i viktimës, Aleksandër Laho. Gjykata vendosi që të përsëritet njoftimi për Lahon dhe e shtyu seancën për më 28 tetor, në orën 11:00.

Prokuroria e Posaçme akuzoi Plaurent Dervishajn se, në bashkëpunim me Redjan Rrajën, Ariol Halilin, Julian Meçajn, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Bashkim Haxhian dhe Julian Pjetrin, kreu atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Aleksandër Lahos dhe të ndjerit Andi Maloku.

Dervishaj dhe Meçaj u gjykuan veçmas të pandehurve të tjerë, një pjesë e të cilëve janë gjykuar më parë dhe janë gjetur fajtorë. Gjykata ka dënuar për këtë vrasje Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm dhe Ariol Halilin me 35 vjet heqje lirie. Të dënuar janë edhe Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.

Përgjatë seancave, avokati i Plaurent Dervishajt pretendoi se një prej viktimave në këtë proces, Aleksandër Laho, ka tentuar i pari të vrasë klientin e tij, pasi këtij të fundit i ishte dhënë prokurë nga të afërmit e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, që t’i ndihmonte për të marrë pronat e tyre në Hamallaj të Durrësit.

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme, ende i papërfunduar, tregon se si një grup i akuzuar për krim të organizuar, i drejtuar nga Aleksandër Laho, kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe në Tiranë, për t’ua shitur më pas të tretëve.

Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Mungesa e “Rrumit” shtyn në Apel gjyqin për Plaurent Dervishajn

16:22 | 13/10/2026
SPAK

Ndalohen 7 anëtarët e një grupi të trafikut të qenieve njerëzore

15:46 | 13/10/2026
boci mazniku

PS kërkon një komision të ri për reformën territoriale

14:20 | 13/10/2026
veliaj ndreca

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn

14:05 | 13/10/2026
Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Opozita kundër votimit elektornik në zgjedhjet vendore 2027

12:07 | 13/10/2026
575272732 18547616689061727 3541840626283021576 n e1791557107288

Vdekja e Giorgos Mazonakis vë nën lupë trajtimet e promovuara nga klinikat private

12:00 | 13/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.