Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Paralizohet” Tirana, studentët i vënë “flakën” Rrugës së Durrësit, të tjerë mbushin sheshin (SITUATA AKTUALE)

Shkruar nga Newsbomb
“Paralizohet” Tirana, studentët i vënë
Foto nga protesta

Tensionet në protestën e studentëve janë përshkallëzuar, ndërsa rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga tubimi që ka nisur që prej orës 14:00. Një numër i madh protestuesish, të mbledhur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, janë nisur në një marshim të organizuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Situata është tensionuar më tej, pasi një grup studentësh u ka vënë flakën kartonëve dhe sendeve të tjera në mes të rrugës, pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të hedhin vezë, domate dhe kapsolla në drejtim të institucionit.

Marshimi shoqërohet me thirrje të fuqishme kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar masat e sigurisë dhe po përforcojnë kordonët rreth godinës së ministrisë.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me rrugën “Mine Peza”. Gjatë tensioneve, një prej protestuesve është shoqëruar nga policia, ndërsa është parë me shenja gjakosjeje në fytyrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese