web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e studentëve/ Berisha dhe opozitarët reagojnë: Terror i narkoshtetit ndaj rinisë

13 Tetor 2026, 16:20, Politikë CNA

Protesta e studentëve/ Berisha dhe opozitarët reagojnë: Terror i

Protesta e studentëve që po zhvillohet këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përshkallëzime, që nuk kanë kaluar pa reagimin e opozitës.

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, shprehet me tone të ashpra se policia po përdor terrorin e narkoshtetit ndaj studentëve.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për rastin.

“Bardhi shprehet se Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!

 Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!

Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.

Duart larg studentëve!”,-shkruan Bardhi.

Ndërsa deputetja e larguar nga PS, Marjana Koçeku, është shprehur kundër ndërhyrjeve të dhunshme të efektivëve.

“Mos i prekni studentët” thuhet në reagimin e deputetes Koçeku./CNA





Lajmet e fundit nga