Anita Muçaj-Haradinaj feston sot 46-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi i veçantë nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, nuk ka munguar në këtë ditë të rëndësishme.
Ish-kryeministri i Kosovës ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i shprehur bashkëshortes urimet e tij, duke publikuar një fotografi së bashku dhe duke e shoqëruar me disa fjalë të ngrohta.
“Gëzuar ditëlindja Anitë, edhe shumë tjera të lumtura”, ka shkruar Ramush Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Çifti Haradinaj është ndër emrat e njohur të jetës publike në Kosovë, ndërsa herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.
Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve, të cilët i mbajnë kryesisht larg vëmendjes së publikut, duke ruajtur privatësinë e familjes.
Urimi i ish-kryeministrit për bashkëshorten ka shënuar një tjetër moment të veçantë për çiftin, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në këtë ditë feste për Anita Muçaj-Haradinajn.


