web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna policore në protestën e studentëve/ Këlliçi: Akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve

13 Tetor 2026, 16:46, Politikë CNA

Dhuna policore në protestën e studentëve/ Këlliçi:

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me dhunën policore të ushtruar këtë të martë në protestën studentore para Ministrisë së Arsimit.

Këlliçi shkruan në profilin e tij në “Facebook” se dhuna shtazarake e policisë ndaj studentëve protestues është e papranueshme dhe një akt lufte që kryeministri Edi Rama u ka shpallur qytetarëve.

Reagimi i Belind Këlliçit: 

Dhuna shtazarake e policisë ndaj studentëve protestues është e papranueshme dhe një akt lufte që Edi Rama u ka shpallur qytetarëve!

Tërheqja zvarrë, goditja, gjakosja e të rinjve dhe atyre që janë ngritur kundër hajdutërisë qeveritare, është e vetmja ofertë që ka sot Kryeministri më i korruptuar në Europë!

Sa më shumë refuzon të dëgjojë qytetarët e të tregojë forcë, aq më shumë shtohet pakenaqësia dhe revolta.

Për të mbajtur karrigen e tij, Edi Rama po shkakton konflikt social. Por asgjë nuk e shpëton nga fuqia e njerëzve të lirë, nga populli që është në këmbë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga